Kryemadhi: Nuk shoh dashuri njerëzore midis presidentit dhe kryeministrit, gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk duhet të shtyhej

382
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndan mendime të kundërta me kreun e shtetit, Ilir Meta dhe thotë se ndryshimet në Kodin Penal, që ndodhën si për rastësi në muajin prill, pikërisht muaji kur 7 vite më parë LSI bëri koalicion me PS,-në, janë të paligjshme.

E pyetur për një “pranverë” në marrëdhëniet mes kreut të shtetit dhe kryeministrit Rama, kryetarja e LSI-së u shpreh:

Shikoni një rregullim marrëdhëniesh midis Presidentit dhe Kryeministrit se ky prilli paska qenë i bekuar pas 2013 edhe prilli i këtij viti duket se ka sjellë një lloj paqeje pas gjithë asaj lufte politike…

Nuk më intereson fare se çfarë ndodh midis Presidentit dhe Kryeministrit politikisht. Njerëzillkshëm më intereson sepse normal jetojmë në një shtëpi po nuk shoh që të ketë ndonjë dashuri nga ana njerëzore. Nga ana institucionale janë punët e tyre le t’i zgjidhin vetë dhe përgjegjësia e secilit prej tyre  qoftë e Presidentit, qoftë e Kryeministrit është individuale. Ajo qe mendoj unë dhe që politikisht e them dhe do ta them është që zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në datën 23 qershor  është një gomarllik i madh dhe po e them gomarllik sepse sot kemi një mungesë të transparencës, shumë të madhe. Nuk mund të vazhdojmë të dëgjojmë gënjeshtra që paska shpërndarë ministria e mbrojtjes 600 mijë pako. Ku qenkan këto 600 mijë pako se i bie të mbajnë gjithë shqiptarët pako. Çdo familje se…