Aeroportit të Rinasit do i hiqet ekskluziviteti, së shpejti do hapet ai i Kukësit

521
Qeveria shqiptare ka bërë me dije se në krye të dy javëve do të njoftojë heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj është shprehur se është rënë dakord me koncesionarin dhe me këtë hap edhe aeroporti i Kukësit do të vihet në funksionim. “Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj se në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord, për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare. Dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë me Kukësin dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë procedurat e aeroportit të Vlorës apo Sarandës. Do të bëjmë një konferencë shtypi dhe them me kënaqësi që ka kërkesa për aeroportin e jugut. Janë të paktën katër kompani të ndryshme që kanë shprehur interes për aeroport qoftë në Sarandë dhe qoftë në Vlorë”, tha Ahmetaj. Ministri nuk ka treguar se çfarë i është ofruar në këmbim koncesionarit që ka hequr dorë nga ekskluziviteti, duke thënë se është thjesht çështje negociate.
Sigal