Kur do të hapen dentistët? Urdhri i Stomatologut: Do i propozojmë Ministrisë së Shëndetësisë…

463
Sigal

Urdhri i Stomatologut Shqiptar synon t’i propozojë Ministrisë së Shëndetësisë hapjen e shërbimit dentar në datën 4 maj. Megjithatë vendimi final mbi datën që do të propozohet do të merret pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i cili do të shprehet në datën 1 maj. Sipas Urdhrit, propozimi për rifillimin e aktivitetit do të bëhet vetëm për ato ato klinika dentare që garantojnë standarde sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Duke qenë se trajtimet dentare krijojnë kushte që favorizojnë në mënyrë të veçantë transmetimin, kjo kërkon respektimin e protokolleve të kontrollit të infeksioneve ekzistuese dhe të reja për të mbrojtur pacientët, anëtarët e stafit dhe vetë stomatologët, edhe duke përdorur pajisje mbrojtëse të përshtatshme. Operimi i stomatologëve është konsideruar nga qeveria si një prej aktiviteteve me rrezik të lartë për transmetimin e COVID-19.

Ndërkohë që, si pasojë e këtij rreziku aktualisht të gjitha klinikat dentare janë të mbyllura, teksa shërbimi ofrohet vetëm për rastet urgjente. Kjo ka krijuar jo pak pengesa për pacientët që duan të marrin shërbim, sidomos për ata që mbajnë aparte e që kërkojnë vizita permanente. Megjithatë, deri më tani ende nuk ka një vendim për hapjen e tyr, teksa Ministria e Shëndetëisisë ka deklaruar se do të jetë e kujdesshme me hapjen graduale të aktivitetete. Kjo hapje synohet të bëhet çdo dy javë, por gjithçka varet nga ecuria e kurbës së infeksionit.