Genci Gjokutaj: Zgjedhjet “sui generis” dje nga minigrupi i Lulzim Bashës nga pikëpamja ligjore nuk kanë asnjë efekt, pra janë nul!

98
Sigal

Nga Genci Gjokutaj/

Se pari se ato jane zhvilluar ne kundershtim me Statutin e PD dhe kjo eshte konstatuar nga Keshilli Kombetar e cila i ka anuluar kete votim!
Se dyti dhe me kryesorja eshte fakti se çdo ndermarrje e ciltdo grupimi politik brenda PD eshte antiligjor dhe i pamundur per shkak se çeshtja e Statutit te Rithemelimit te PD eshte ne procedure gjyqesore dhe ende e paperfunduar!
Gjykata e Shkalles se Pare Tirane e ka pranuar per regjistrim Statutin e Kuvendit te Rithemelimit!
Me autorizim te Lulzim Bashes juristi Enkelejd Alibeaj kerkoi legjitimimin e tij si ankues dhe pavaresisht se nje kerkim i tille ishte antiligjor po ajo Gjykate e njohu si ankues! Mbi ankimin e Lulezim Bashes nepermjet Alibeajt aktet shkuan ne Gjykaten e Apelit Tirane e cila e prishi vendinin e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe e ktheu çeshtjen per rigjykim tek po kjo Gjykate!
Mbi rekursin e PD te Rithemelimit aktet e ketij procesi ndodhen ne Gjykaten e Larte ne pritje te gjykimit!
Ketu ka ndodhur absurdi juridik ku Lulezim Basha nga njera ane me tagrin e Kryetarit ankimon regjistrimin e Statutit te Rithemelimit dhe nga ana tjeter zhvillon nje votim rizgjedhjeje per Kryetar qe as me shume dhe as me pak do te thote se me veprimin e djeshem ka pranuar qe nuk eshte Kryetar dhe duhet te rizgjidhet si i tille! Nderkohe gjithmone ka pretenduar se eshte ai Kryetari i PD!
Gjithsesi pa u vendosur fati i Statutit te Rithemelimit i cili ndodhet ne procedure gjykimi dhe eshte i pashfuqizuar nga ndonje Gjykate zgjedhja, rizgjedhja apo çdo procedure tjeter ne lidhje me postin e Kryetarit te PD nga ana e Lulezim Bashes jo vetem qe eshte nul dhe i pavlefshem dhe pa asnje efekt juridik por e kthen ate, Jeminin dhe eskorten e marrosur ne Sanço Panço qe luftojne me mullirin e eres qe ne rastin konkret eshte Posti i Kryetarit te nje Partie qe nuk ekziston!
Zoti mos i falte se e dine shume mire se çfare po bejne! G😢😂🙈😡