Kastriot Islami: Mandati I dhe II, emigrim masiv i shqiptarëve. Mandati III, zëvëndësim me emigrantë kokëlulur e të pashkolluar..

77
Sigal

/Gazetat TELEGRAF

Botimi i këtij shkrimi sot në 7 prill 2021, bëhet për të goditur më fuqimisht përmes një rezonance simbolike me këtë ditë pushtimi, të zymtë për shqiptarët e ndershëm e patriotë…Për t’ia bërë të qartë edhe asaj pakice që mendon ndryshe, se në cilën anë të historisë së këtij vendi ka qenë, është e do të jetë “misionari” Edi Rama, i cili i ka varfëruar e detyruar shqiptarët të emigrojnë dhe tani duke ju kërkuar një mandat të tretë po përpiqet ti zëvëndësojë me emigrantë nga vendet në luftë apo më të varfëra të botës.

Gjithcka po kryen Rama për detyrimin e emigrimit masiv të shqiptarëve dhe zëvëndësimin e tyre me emigrantë të paarsimuar e kokëulur nga vëndet në luftë, vëndet e varfëra apo vëndet me densitet të lartë popullsie s’është strategji thjesht dhe vetëm shqiptare. Rama duket ka marrë përsipër ta aplikojë këtë strategji në Shqipëri thjesht dhe vetëm për të mbrojtur karriken e tij e kryer kështu misionin që i kanë ngarkuar sic veproi me armët kimike siriane…Nëse kjo strategji nuk ndalet në 25 prill,  me shumë gjasa, pas disa kohësh vendi do të humbasë identitetin e tij kombëtar që shqiptarët e kanë mbrojtur me të gjithë mënyrat prej mijëra vjetësh…Pas 20-30 vjetësh shqiptarët nëpër botë e ata pak të mbetur në Shqipëri do të përballeshin me një realitet tragjik që askush s’do të mund ta zhbënte…

Ky mendim i shprehur në forma të larmishme, prej shumë kohësh, nga individë të ndryshëm, duket aktualisht si një qëndrim apo një teori keqdashëse kundër Edi Ramës… Apo si një copëz e teorive konsiprative të mendjeve të sëmura… Por fatmirësisht, për shkak të mediokritetit apo i detyruar nga momenti, Edi Rama ka zbukuar më së fundmi, në këtë fushatë elektorale, një pjesë të kësaj strategjie famëkeqe…Pikërisht pjesën e dytë të misionit të tij, zëvëndësimit të shqiptarëve me emigrantë kokëulur dhe të pashkolluar…

Gjatë dy mandateve të para, 2013-2021, Rama aplikoi me shumë marifete dhe maska pjesën e parë të kësaj strategjie… Fillimisht, me këtë synim afatgjatë, Rama pasuroi më shumë të pasurit e varfëroi në ekstrem të varfërit, duke shkatërruar ndërkohë klasën e mesme… Me të pasurit ose oligarkët Rama duket se do të sillej në këtë mënyrë sepse duket që ndante me ta paratë e pushtetin… Të varfërit, “e bindur” do t’i detyronte të nënshtroheshin kurse të varfërit “e pabindur” të emigronin. Dhe përfaqësuesit e klasës së mesme pasi i shkatërroi ekonomikisht do ti shtypte ose do ti degdiste…

Gjatë dy mandateve të para, Rama e realizoi pjesën e parë të misionit të tij, duke larguar nga vendi mbi 450 mijë shqiptarë, pra duke e boshatisur kështu masivisht vendin…Azilkërkuesit shqiptarë, kryesisht në vendet kryesore të BE, do të konkuronin me azilkërkuesit nga Siria, Afganistani, Iraku… por edhe nga Bangladeshi, Pakistani e tjerë…

Arsyea kryesore për një pjesë të konsiderueshme azilkërkuesish shqiptarë nuk ishte thjesht nevoja për të pasur një jetë më të mirë në një vend të zhvilluar gjë që mund të ishte dhe është normale, por keqqeverisja e vendit apo detyrimi që vinte nga keqqeverisja e Ramës të cilën shumë prej tyre e perceptonin si mungesë të shpresës e e të ardhmes për veten e fëmijtë e tyre në Shqipëri, dhe pamundësi për të ndryshuar gjëndjen.

Më konkretisht, shumica e arsyeve të emigrimit masiv lidhen vetëm me detyrimin që ju vinte nga Rama, pra kryesisht nga varfërimi i tyre ekstrem e papunësia, për shkak të keqqeverisjes 8 vjeçare, korrupsioni i lartë, lidhjet e Ramës me krimin, trafikimet, paaftësinë e papërgjegjshmërinë, dhe represionin policor të shtetit, dhunimin e të drejtave të tyre themelore, mungesën apo shkatërrimin gradual të demokracisë, dhe pamundësinë për të ndryshuar në mënyrë demokratike qeverisjen…Thënë ndryshe, shumë azilkëkrues shqiptarë në vëndet e BE konsideronin si arsye të tyre kryesore të largimit nga vëndi, keqeverisjen e vëndit dhe pamundësinë për ta ndryshuar atë për shkak të dëmtimit ekstrem të demokracisë dhe dhunimit të të drejtave themelore të njeriut…

Shumë kancelari të vendeve demokratike, e kishin dhe e kanë të qartë këtë mision të Edi Ramës, si dhe strategjinë që kishte marrë përsipër të zbatonte Rama, diametralisht ndryshe nga sesi kishte vepruar Orban në Hungari. Por heshtën dhe duket se do të vazhdojnë të heshtin (askush do të mund ta cilësojë me zë të lartë më emrin që i takon kësaj dukurie madje nuk do të ketë guximin as të shprehë cudinë për heshtjen e tyre), siç vepruan me rastin e armëve kimike siriane, që ju dukej nga njëra anë një cmenduri që mund të përfundonin në Shqipëri, por nga ana tjetër ndjenin një “lehtësi” që Shqipëria po i pranonte duke u kthyer qoftë edhe një “kazan mbetjesh të rrezikshme” sepse kështu shmangnin një situatë të ngjashme në vendet e tyre.

Deri këtu do të ishte gjysma e së keqes së madhe, ajo që lidhet me boshatisjen e vendit nga shqiptarët patriotë që e duan këtë vend por nuk durojnë dot varfërimin, papunësinë, të ardhmen e dyshimtë për veten dhe fëmijtë e tyre…Pikërisht në këtë fushatë elektorale, Edi Rama ka zbuluar gjysmën tjetër e misionit të tij, pra të së keqes apo e dramës së plotë shqiptare, që lidhet me zëvëndësimin e shqiptarëve-emigrantë, të larguar me detyrim me emigrantë nga vëndet e luftës, Siri, Irak, Afganistan po edhe nga vënde me dëndësi të lartë popullsie si Bangladeshi, Pakistani, e tjere…Sepse misioni i Ramës zbërthehet në dy detyra, shpopullimin e plotë ose fillimisht të pjesshëm, të sofistikuar e të maskuar por të detyruar të Shqipërisë nga shqiptarët dhe sjelljen dhe instalimin në Shqipëri të emigranteve nga vëndet e varfëra, të luftës apo trazirave sociale…

Për realizimin e kësaj pjese të dytë të misionit të tij, Edi Ramës do ti duhej të përballej me një problem të “vogël”, por të zgjidhshëm…Emigrantët që nuk do të pranonin të qëndronin në Shqipëri sepse ky është një vend shumë i varfër, me papunësi të lartë dhe për rrjedhojë me probleme të mëdha për të jetuar e punuar, do të duhet të seleksionoheshin. Dhe kjo detyrë iu ngarkua të realizonte vetë Edi Rama, dhe në shkëmbim të suksesit me pranimin e emigrantëve do të fitonte “heshtjen e tyre, thënë ndryshe mbështetje për një mandat të tretë…” Prandaj Rama ka marrë përsipër të seleksionojë nga moria e emigrantëve që kalojnë nëpër Shqipëri,  ata që janë më të varfërit apo aq të varfër sa edhe shqiptarët, më të paarsimuar se shqiptarët dhe më kokëulur e deri “pa fjalë e madje pa gojë fare” sesa shqiptarët, që Rama i cilëson dembelë, grindavecë e thashethemexhinj…

Më konkretisht, në fund të mandatit të dytë dhe më saktë gjatë kësaj fushate elektorale, Rama dhe qeveria e tij, nisën veprimet për zëvëndësmin e shqiptarëve të larguar nga vëndi me emigrantë nga vënde si Bangladeshi, Siria, Iraku, Afganistani, e tjerë që në pamundësi për të shkuar në vendet e BE, por edhe në sajë edhe të “mekanizmave joshës” (Vendim lehtësues qeverie për të punuar e marrë leje qëndrimi në Shqipëri) të Ramës, do të vendosnin të qëndronin në Shqipëri, duke filluar të punësohen e më tej, të kthehen në qytetarë shqiptarë, duke u paisur me dokumentat legalë të qëndrimit në Shqipëri…Por para se të vinte kjo fazë e pranimit dhe legalizimit të emigrantëve të huaj, Ramës i është dashur sic duket të përpunojë mekanizmin e seleksionimit të emigrantëve sipas nivelit të varfërisë dhe arsimimit të tyre….

Rama duket u detyrua të zbulonte në publik mekanizmin e seleksionimit të emigrantëve të huaj, gjatë fushatës elektorale, kur po vizitonte një biznes fason. Ai me këtë rast, iu drejtua pronarit të një biznesi fason me “këshillën e cuditshme” për një kryeministër, për “të marrë punëtorë nga Bangladeshi” me argumentin ofendues e të turpshëm për shqiptarët se “bangladeshasit janë punëtorë më të mirë se shqiptarët dembelë por mbi të gjitha janë shumë më kokëulur se shqiptarët grindavecë, llafazanë e thashethemexhinj“. Pra me këtë rast Rama zbuloi se sipas mekanizmit të tij të seleksionimit do të pranoheshin vetëm ato emigrantë që janë “kokëulur”… Pra nuk ka më asnjë dyshim, se vetëm bangladeshasit apo emigrantë të tjerë si ata do të mund të zëvëndësonin shqiptarët. Kjo duket nuk ka më asnjë diskutim , madje është një gjë fare normale dhe e padiskutueshme për Ramën. Për ndonjë skpetik që përpiqet të mbrojë së koti Ramën duke deklaruar se kjo është kritikë boshe dhe e trashë e opozitës apo teori e papranueshme konsiprative, mjafton të kujtojmë se Rama për këtë qëllim ka nxjerr edhe vendim qeverie…

Thënë më shkoqur, sipas skemës së tij të seksionimit të emigrantëve, Rama duket se i preferon emigrantët që do të pranohen në Shqipëri të jenë jo vetëm punëtorë më të mirë se shqiptarët dembelë por edhe të jenë kokëulur e pa fjalë, duke menduar se kështu shumë shpejt do të mund të realizohet ëndrra e tij për të pasur emigrantë-votues, kokëulur apo thënë ndryshe që luten dhe votojnë me sy mbyllur për të…Madje sipas kritereve të tij të seleksionimit, ai shkon shumë larg, kur deklaron se nëse ndonjë emigrant  del jasht kontrollit të tij, pra del i aftë dhe i mencur për të mësuar shqipen, ai menjëherë duhet hequr nga puna dhe duhet kthyer mbrapsh nga ka ardhur…Pra Rama me këtë tregon se i urren të aftët e të shkolluarit qofshin shqiptarë, qofshin bangladeshas, cfarëdo qofshin, duke denigruar kështu, jo vetëm shqiptarët por edhe bangladeshasit e aftë e të shkolluar…

Në vijim të bisedës me pronarin e biznesit fason Rama nxorri edhe mbrockullën idioteske që i qarkullonte në kokën e tij se nëse “bangladeshasit fillojnë të mësojnë shqip” largojeni nga puna…Kjo është e tmerrshme, madje makabër… Pra sipas skemës së tij të seleksionimit Edi Rama jo vetëm ëndërron ti ketë qytetarët e vendit të tij “kokëulur e që s’dinë gjë tjetër vecse punës për bukën e gojës, si emigrantët nga Bangladeshi..“, por edhe emigrantët e tjerë që  pranojnë të qëndrojnë në Shqipëri ose më saktë që do të punësohen e më tej do të legalizohen në Shqipëri s’duhet të tejkalojnë ëndrrën e tij, pra duhet te jenë kokëulur, të varfër e të pashkollë.

Rama prej kohësh, edhe me asistencë nga qarqe të caktuara ka synuar dhe punuar intensivisht për të ndërtuar Perandorinë e tij, vetëm me qytetarë vëndas apo emigrantë, kokëulur, të pashkolluar e manenikë, dhe që nuk dinë të komunikojnë me njëri tjetrin, pra që plotësojnë saktësisht po ato kritere përmes të cilave Rama ka zgjedhur disa prej kandidatëve të tij për deputetë… Me këtë rast Rama po tenton të provojë gjithashtu se qeverisja e tij ka krijuar kushte për punësimin e emigrantëve dhe papunësia në Shqipëri është vecse trillim e retorikë e opozitës dhe e medias kazan…

Përfundimi është i qartë, edhe në Fermën e Kafshëve ku drejtues i fuqishëm ishte një derr, kishte më shumë liri e të drejta, sesa në Perandorinë e Rilindjes të drejtuar nga Rama…Mos ju duket as cudi dhe as ekzagjerim kjo që po lexoni në këto rrjeshta, sepse këto i ka deklaruar dhe i ka realizuar kryeministri i Shqipërisë, që për më tepër këto ditë po ju kërkon mandatin e tretë që në realitet mezi pret ta grabisë, për ta cuar deri në fund këtë ëndërr të tmerrshme dhe për të hequr cdo mundësi ndryshimi në të ardhmen…