Garda i shërben Republikës jo politikës!

215
Sigal

Nga Ylli Manjani

Punonjësit e Gardës që mbrojnë trupin e Lulzim Bashës, nuk janë nën urdhrin e ligjit por të pushtetit.  Pushteti ka vendosur që të tejkalojë fuqinë e ligjit për Gardën dhe të marrë nën mbrojtje trupin e Lulit.Arsyeja formale është se Luli, në çastin kur u mor në mbrojtje, ishte kryetar i PD. Nëse lexoni ligjin për Gardën e Republikës, veçanërisht  nenet 3, 4, 7, 11 dhe 12 në harmoni me njëri tjetrin, do ta kuptoni qartësisht se:

Garda e Republikës nuk merr në mbrojtje as seli partish e as kryetarët e tyre!

Garda mbron PERSONALITETET SHTETËRORE, dhe jo çdo njeri.

Argumenti që po mbrojmë kryetarin e opozitës kërcet shumë llogjikisht dhe ligjërisht.

Llogjika të shtyn të pyesësh se nga kush mbrohet kryetari i opozitës?!!

Pastaj opozita nuk ka vetëm një parti, dmth kryetar. Pse jo të tjerët por vetëm Luli?!

Ligji na tregon se kush janë personalitetet shtetërore që ruhen nga Garda. Neni 3 është i prerë:…” Garda mbron VETËM personalitetet shtetërore…”.

Shiheni se në çfarë pozite të vështirë e vendosin Gardën e Republikës!

Po tani që Lulin e kanë larguar nga kryetarllëku anëtarët e partisë (44 000 anëtarë me votim të drejtpërdrejtë) kë mbron Garda?!

Apo e ndan Garda se kush është kryetari i PD?!

Përveç se në pozicion jollogjik e joligjor,  Gardën e kanë vendosur edhe në një mision jodemokratik!

Kulmi!

E përse?!

Ju duhet Luli aty në seli?!

Nejse, i hedhim mënjanë të gjitha këto argumente. Si do tja ruajë trupin Lulit Garda?!

Ligjërisht ka vetëm një mënyrë:

të mos e lejojë të futet në selinë e PD. Sepse për Gardën ajo është godinë me rrisk të lartë. Garda e di që nuk i dilet kurrë turmës para.

Se Garda nuk mbron dot trupin e askujt që niset për të zabtuar një godinë!

Është njësoj sikur Garda të mbrojë hajdutin që hyn të vjedhë shtëpinë dikujt.

Kurse pushteti duhet të zgjedhë: ose ti lërë Gardën Lulit e të mos e lejojë këtë të fundit të hyjë në seli, ose ti heqë mbrojten atij dhe të lejojë Partinë Demokratike të zhvillojë misionin e saj politik.

Alternativat e tjera janë të rrezikshme

Në çdo rast unë jam që Garda të kthehet në misionin e saj ligjor.

Garda është Republikës, jo e politikës!