Fluks te Pediatria e QSUT-së, 300 vizita në 24 orë, moshat më të prekura janë ato pediatrike

274
Sigal

Rreth 300 vizita në ditë kryhen te pediatria e QSUT,  duke shkaktuar radhë në korridore dhe jashtë godinës. Kryesisht në të paraqiten  kryesisht moshat  pediatrike, por edhe 8-13 vjeç. Prindërit thonë se i sjellin me temperaturë dhe kollë.

Në 24 orë në Pediatrinë e QSUT janë paraqitur rreth 300 fëmijë, të cilët shfaqin probleme të ndryshme në lidhje me virozat e stinës.

Deri rreth orën 10:00  këtë të martë (4 janar)  u kryen 75 vizita,  ndërsa të shumtë ishin ata që prisnin në radhë.  Mbi 100 shkoi numri i pacientëve të vegjël që prisnin të merrnin shërbimin.

Pritja e gjatë disa i kishte revoltuar.

“Do pres në radhë, çfarë të bëj. Nuk kam lekë për privat, jam i 108.”

“Po pres goxha, është fëmijë pa bërë 2 muajsh. Të shmangemi nga sëmundjet e  tjera dolëm jashtë.”

Më së shumti në urgjencën e këtij shërbimi  paraqiten moshat pediatrike, por edhe ato 8-13 vjeç.

Simptomat më të shpeshta janë temperaturë, kollë dhe bllokim, thonë prindërit.

“Bllokim, me temperaturë.”

“Kollë, temperaturë, këto të stinës.”

Vetëm dy dhoma kryheshin vizita këtë të martë, çka duket se rëëndoi edhe radhët në orët e paradites.

Gjithashtu ndikim në këtë situatë ka edhe fakti që prindërit paraqiten menjëherë në spital duke shmangur Qendrat Shëndetësore.