Gara për kreun e PD, zbardhet axhenda e Berishës dhe Elezit

55
Sigal

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, ka zbardhur sot axhendën e takimeve të dy kandidatëve për kryetarin e ri që do të zgjidhet në 22 maj.

Njoftimi i PD:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e tij dt. 13 maj 2022, në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve, u diskutua si pikë e parë e rendit të ditës kalendari i takimeve të kandidatëve.

Bëjmë me dije se turi i takimeve fillon sot:

E premte, dt 13 maj 2022

Ora 17.00 – Z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.

E shtunë, dt 14 maj 2022

Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës

Ora 11.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has.

Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier

Komisioni ka njoftuar menjëherë degët përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.