Media ndërkombëtare: Liderët e BE u ngrohën në diell gjatë sulmit

116
Sigal

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor që u mbajt një ditë më parë në Tiranë. Media e madhe amerikane ABC shkruan se për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian, fitimi i anëtarësimit të plotë në klubin 27-vendesh mbetet një objektiv i largët. Sipas ABC, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po marrin shenja më konkrete se ata kanë një vend të ardhshëm në BE pasi lufta e Rusisë në Ukrainë kërcënon të godasë ekuilibrin gjeopolitik në Evropën Juglindore. Politico shkruan se udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor përshëndetën një “mendësi të re” në qëndrimin e BE ndaj rajonit, teksa arritën një sërë marrëveshjesh me Brukselin, duke përfshirë tarifat e reduktuara të roaming dhe integrimin më të madh në arsimin e lartë. Politico shton se progresi konkret për anëtarësimin në BE, mbeti i pakapshëm. Në një opinion të The Indipendent theksohet dhe atmosfera me të cilën u pritën liderët. Ndërsa media të tjera kanë vënë theksin te sulmi ndaj liderit të opozitës. Deutsche Welle dhe Zëri i Amerikës kanë mbajtur qëndrime të përbashkëta ku kanë vënë në paralelizëm dy ngjarjet që u shënuan në të njëjtën kohë në Shqipëri. Media europiane si BILD, Euractiv, Politico.eu, N-TV kanë trumpetuar se si u bë sulmi ndaj liderit të opozitës Berisha.