Gafa e parë e Dumës, reklamon detin grek në posterin e vjedhur

588
TIRANE – Grida Duma, kandidatja e koalicionit të djathtë në garën e 21 Qershorit për Bashkinë e Durrësit bën gafën e parë elektorale. Në posterin e fushatës elektorale zonja Duma reklamon pamjet e detit Egje në Greqi.
Sfondi dhe kompozimi i të gjithë posterit të fushatës është kopjuar nga posteri i ish-presidentit francez Sarkozy te perdorur në fushaten në France në vitin 2012. Por kandidati francez u vu në qendër te polemikave, pasi ajo foto, që sot ka perdorur dhe Grida Duma dhe tre vjet me pare e kishte përdorur Sarkozy, ishte marrë nga një fushatë reklamash greke e quajtur “Clouds over the Aegean Sea” (Re mbi detin Egje)
Ky është posteri elektoral i kandidates së Partisë Demokratike Grida Duma, ku në sfond të sloganit “Punë dhe Dinjitet” shfaqet deti Egje.
Zgjedhja për të përdorur një peizazh grek në posterin elektoral të zonjës Duma vjen e pazakontë në kushtet kur Shqipëria ka pamje të rralla bregdetesh të cilat janë vlerësuar edhe nga media e agjenci turistike prestigjioze.


 Perse Grida Duma, në vend te detit Egje nuk perdor në poster një plazh të Durresit, kryetare bashkie e te cilit deshiron të behet?
Sigal