Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Palokës: Jo test droge Ramës

445
TIRANE – Dy kërkesat e kreut të grupit parlamentar Edi Paloka ndaj kryeministrit Edi Rama, janë rrëzuar nga Gjykata e Lartë ku zhvillohet procesi gjyqësor pas padisë që kreu i qeverisë i bëri demokratit për shpifje.
Deputeti Paloka kish kërkuar më herët që kryeministri Rama të bënte testin e drogës me qëllim që rezultati të merrej si provë në gjyq, e po ashtu t’i sekuestroheshin tablatet telefonike. Përmes zbardhjes së bisedave telefonike, Paloka kërkonte të zbulonte lidhjet e shefit të mazhorancës Edi Rama me botën e krimit, e konkretisht me Emiljano Shullazin, person me precedentë kriminalë.
Gjykata e Lartë vendosi që seanca e radhës të mbahet më 19 maj.
Sigal