Fundoset Krifca, Beqaj dhe zyrtarë të lartë: Hetime intensive për aferën “McGonigal”, fondet IPARD dhe “Check Up”!

178

SPAK në faqen e saj zyrtare ka publikuar detaje mbi kërkesat për informacion, që i janë drejtuar muajt e fundit. Një ndër to ka qenë lidhur me hetimet kanë nisur mbi abuzimin me fondet IPARD. SPAK ka konfirmuar se hetimet janë duke vijuar. Personi që po hetohet është Frida Krifca. Një tjetër emër është Ilir Beqaj. Duket se ai po ja hedh paq me aferën e sterilizimit, por SPAK ka hapur hetim dhe për dy PPP, atë të laboratorëve dhe atë të “Check Up”.

Sigal

 

INFO

Ilir Beqaj dhe klientelizmi i amnistuar?

Beqaj është zyrtari i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e sterizilimit, pas arrestimit në gusht të vitit 2023 të zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Rezultoi se një firmë ndërtimi me 1 puntor nga Italia mori 100 miliard për sterilizimin. Një hetim tjetër i SPAK ngriti dyshime se pasi Beqaj u emërua në krye të Agjencisë, që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

INFO

Ish ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në qendër të skandaleve

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u vu në qendër të vëmendjes në muajin korrik 2023 pasi Komisioni Europian njoftoi se kishte vendosur të ndërpresë IPARD II për bujqësinë, për shkak të abuzimeve. Dëshmitari i OLAF tha se kërktonte bakshish 40% për të marrë fonde e AZHBR. IPARD gjen 33 mln euro abuzime në Shqipëri, trefish më shumë se në gjithë Ballkanin. U përfol se fondet iu dhanë oligarkëve për të ndërtuar vila, te incineratorët dhe jo tek fermerët.

Prokuroria e Posaçme ka fundosur disa prej ministrave apo ish-ministrave deri në kupolën e lartë. Ditët e fundit kreu i qeverisë ka nisur një aksion për të vënë nën kontroll drejtësinë dhe duket se halli është nga ajo që mund të vijë te godina me xham pranë ish-stacionit të trenit. Në SPAK janë disa dosje sensitive që po hetohen dhe sinjalet që jepen nga vetë prokuroria, janë se mund të kemi goditje të nivelet më të larta.

SPAK në faqen e saj zyrtare ka publikuar detaje mbi kërkesat për informacion që i janë drejtuar muajt e fundit. Një ndër to ka qenë lidhur me hetimet janë kanë nisur mbi abuzimin me fondet IPARD. SPAK ka konfirmuar se hetimet janë duke vijuar. Personi që po hetohet është Frida Krifca. Vetë SPAK ka preferuar të mos japë emra, duke deklaruar se është sekret hetimor.

“Ju bëjmë me dije se Prokuroria e Posaçme po kryen hetime në lidhje me shpërndarjen e fondeve të programit IPARD nga AZHBR. Procedimi penal në fjalë është ende në fazën e hetimeve paraprake. Bazuar në nenin 279/1 të Kodit të Procedurës Penale, aktet hetimore dhe përmbajtja e tyre përbëjnë sekret hetimor.  Për këtë arsye nuk mundet që t’u japin informacione të mëtejshme nëse ka persona nën hetim apo se cilët janë personat nën hetim”, -shprehet SPAK.

Nga ana tjetër, prokuroria ka konfirmuar se hetimet për skandalin “McGonigal” vijojnë. Aty shënjestër është kryeministri. Sipas saj, hetimet janë në fazën paraprake.

Një tjetër emër është Ilir Beqja. Duket se ai po ja hedh paq me aferën e sterilizimit, por SPAK ka hapur hetim dhe për dy koncesione të tjera në shëndetësi, atë të laboratorëve dhe atë të “Check Up”.

“Në lidhje me konçensionin e “Ofrimi i shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake”, i fituar nga kompania “LABORATORY NETËORKS”, rezulton të jetë regjistruar procedim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake. “Në lidhje me konçensionin “Dhënia me Konçension/Partneritet Publik Privat të paketës së shërbimit të kontrollit mjekësor bazë për moshat 40-65 vjeç”, i fituar nga kompania “3P Life Logistic”, rezulton të jetë regjistruar procedim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake”, njofton SPAK.

Prokuroria e Posaçme përgjithsisht njofton se hetimet janë në fazën paraprake, por në pas godet befasisht. Pra duket qartë se Krifca është shumë e rrezikuar, ndërsa më pas vjen Beqaj.