FRPD-demokratëve: Po përhapet lajm keqinformues nga faqe anonime që mban emrin e logon tonë

84
Sigal

FRPD me anë të një njoftimi për mediat iu ka bërë thirrje demokratëve se po përhapet lajm keqinformues.

Në faqe, FRPD thekson se është duke u përhapur lajm keqinformues nga faqe anonime që mban emrin dhe logon e pikërisht FRPD-së.

Forumi Rinor i PD-së shprehet se i bën thirrje të qartë çdo të riu demokrat se autonomia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike nuk do të shkelet dot nga askush, e sidomos nga humbësit historikë të kësaj partie

Postimi i FRPD-së:

FRPD bën me dije të gjithë të rinjtë demokratë që janë pjesë e strukturave tona në çdo nivel se po përhapet një lajm keqinformues nga një faqe anonime, e cila mban emrin dhe logon tonë.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike prej ditësh ka bërë deklarata dhe njoftime të ndryshme në lidhje me procesin zgjedhor, hapat e të cilit do të njoftohen po nga kjo faqe.

Ju bëjmë thirrje të mos keqinformoheni nga ata persona të cilët po mundohen të uzurpojnë organizatën tonë në mënyrë të paligjshme dhe antistatutore.

I bëjmë të qartë çdo të riu demokrat se autonomia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike nuk do të shkelet dot nga askush, e sidomos nga humbësit historikë të kësaj partie