Trafik kilometrik në akset kryesore të vendit/ Policia jep njoftimin pas përfundimit të vizitës së Erdogan: E kaluam pa asnjë incident

172
Sigal

Pas përfundimit të vizitës së Presidentit Erdogan në Shqipëri ditën e sotme, policia ka dalë me një njoftim zyrtar ku sqaron se falë mirëkuptimit të qytetarëve situata u menaxhua dhe u kalua pa asnjë lloj incidenti.

Duhet theksuar se gjatë në kuadër të masave të ndërmarra për ardhjen e presidentit turk Erdogan, u bllokuan disa prej akseve kryesore të vendit duke shkaktuar rradhë kilometrike, praktikisht duke paralizuar të gjithë qarkullimin kryesor në vend.

Njoftimi i Plotë nga Policia e Shtetit:

Falë masave të shtuara, profesionalizmit të shërbimeve policore dhe të Gardës së Republikës, si dhe qytetarisë së treguar nga përdoruesit e rrugës, ka përfunduar pa asnjë incident, vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që treguan duke iu përgjigjur thirrjes së bërë nga Policia, dhe për zbatimin me korrektësi të udhëzimeve policore.