Menjëherë pas protestës së opozitës, ku u bllokuan disa akse në vend, policia e narko-shtetit nuk ka humbur kohë për të arrestuar qytetarët, por edhe drejtuesit politikë të opozitës në rrethe.
Arrestimi politik i radhës është kreu i PD-Pogradec, Genti Çela.
Telegraf sjell pamje të Çelës brenda komisariatit policor. Ai u arrestua për llogari të policisë së Elbasanit dhe pritet të transferohet atje.
Arrestimet për shkak të protestave ndodhin në vende autokrate si Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut ku nuk lejohet mendimi ndryshe.
Çela është ndaluar së bashku me kreun e PL në Pogradec, Gentian Çala dhe një kryetar grupseksioni të PD me akuzën e organizmit të protestave.
Kujtojmë se pushteti ka nisur një valë arrestimesh në radhët e opozitës, të cilët vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në pranverën e ardhshme.