FOTO/ Rama pritet me protestë në Vlorë: ‘Ismail Qemali shpalli Pavarësinë, Edi Rama shpalli narkoshtetin’

274
Ndërsa në Vlorë festohet sot Dita e Pavarësisë, dhjetra protestues e kanë pritur Kryeministrin Edi Rama me parulla si: “Ismail Qemali shpalli Pavarësinë, Edi Rama shpalli narkoshtetin”.
Protestuesit janë kryesisht të rinj. Në njërën prej parullave spikasin fotografitë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nën hetim dhe të tre oficerëve të Policisë shpallur në kërkim: Jaeld Çela, Gjergj Kolhila dhe Sokol Bode.