Atentati me C4, policia arreston djalin e biznesmenit në Vlorë

616
Një ditë më parë mjeti tip “Jeep” me të cilin udhëtonte Inez Hajrulla, 25 vjeç u hodh në erë me C4, ndërsa ky i fundit humbi njërën këmbë nga shpërthimi, por sot policia e qytetit të Vlorës ka kërkuar arrestimin e tij.
Ndonëse ai ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë, policia ka thelluar hetimet dhe ka zbuluar se në sediljen e shoferit të makinës së tij, i është gjetur një çantë supi brenda së cilës kishte armë dhe fishekë.
“Gjatë kqyrjes së mjetit tip “Jeep” në pronësi të shtetasit Inez Hajrulla, mjet i të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sedilien e shoferit grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip “Glock”, me fishek në fole dhe 17 fishekë në krëhër”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Në këto kushte Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Inez Hajrulla, 25 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas të njejtave burime nga policia e Vlorës, Hajrulla konsiderohet si një person me precedentë të theksuar kriminal, i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.
“Theksojmë se një vit më parë ky shtetas është arrestuar po për të njejtën vepër penale, atë të: “Mbajtjes paleje të armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Sigal