Moxhi ‘tradhëton’ Juventusin: Inter favorit për titullin

676
Luciano Moxhi, drejtori sportiv i Partizanit, në një intervistë për mediat italiane ka komentuar skuadrat favorite këtë sezon për titull në Itali. Moxhi i cili për shumë vite ka qenë pjesë e Juventusit deklaron se zikaltërit e Interit janë skuadra për t’u mundur.
“Kur skuadrat nuk kanë zëvendësimet e duhura, edhe titullarët si Hamsik dështojnë. E shoh Interin favorit më shumë se skuadrat e tjera sepse ata nuk luajnë në Europë dhe Spaleti e ka ristrukturuar këtë ekip. Mendoj se Interi në këtë moment është skuadra për tu mundur, sepse kanë një sulmues që e fut topin gjithmonë brenda.
Napoli jashtë Championsit nuk do të ishte diçka e mirë për kampionatin, sepse në Europa League do të hasnin edhe më shumë pengesa.
Juventus? Për momentin është i çuditshëm, sepse futbollistët e rëndësishëm nuk arrijnë që të jenë brilant. Shoh dy ekipe si Napoli dhe Juve që nuk janë në kondicionin e tyre më të mirë, por ndjej të them se në këtë moment të kaltrit kanë diçka më shumë”, ka thënë Moxhi në analizën për “Radio Crc”.
Sigal