FOTO/ Rama në Shkodër i veshur me antiplumb? Pse friket kryeministri

482
Edi Rama ka zhvilluar një takim dje në Shkodër me ata që ai i çuan si votues për herë të parë. Por në fakt jo vetëm në Shkodër, por në çdo takim të Ramës ka më shumë administratë se sa 18-vjeçar që do të votojnë për herë të parë.

Po dje në Shkodër qytetarët janë shprehur se Edi Rama ishte i veshur me antiplumb dhe janë kontrolluar edhe çantat e grave që kalonin aty pranë.

“Rama në Shkodër me antiplumb
– menderosur dhe i braktisur
– Kontrollohen edhe çantat e kalimtarëve

Lexoni mesazhin dhe shifni foton që dërgojnë qytetarët dixhitalë!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

“Mirmbrema. Z. Berisha une jam nje demokrate dhe do vazhdoj te jem e till gjithmonë, jetoj ne Shkoder dhe sot ai Rama po mbante takimin e tij dhe une kalova aty rastesisht u habita nga dicka jemi kontrolluar te gjithe njerzit ne jan kontrolluar cantat dhe gjithcka kishim kishte sigurim te jashtzakonshem ne cdo cep ne cdo ven ishin rojet e tij kontrolli ishte i imsishem a thua valle kaq frike ka ai ne Shkoder. Mblodhi ne dy rrugica te vogela kishte frike te bente takimin ne qender normal ku ti merrte njerzit ta mbushte. Degjova nga ata te FRSH qe me mikrofon therrisnin hajde Puka ktu hajde Kopliku ktu etj, qe ta mbushin me njerz aty afer se nuk kishte njerëz dhe ishte e dukshme. Une besoj tek ju ,besoj te Republik E Re. Respekt”.


Sigal