Prapaskenat e tenderit me 20 milion euro

516
Sigal

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo ka anuluar tenderin për dixhitalizimin e RTSH-së.

Nga burime të mirinformuara, për “Telegraf”,  mësojmë se ministri Pollo ka urdhëruar anulimin e tenderit për dixhitalizimin e RTSH-së. Ky tender, i kritikuar nga deputetët e opozitës, ka qenë në fokusin e interesit të kompanive të mëdha europiane, të cilat janë paraqitur me ofertat e tyre. Shkak për anulimin e këtij tenderi, sipas burimeve të mirinformuara, kanë qenë disa parregullsi të vërejtura nga stafi i ministrit, të cilat kanë hedhur dyshime mbi korrektësinë e objektivitetin e procedurave. Gjithsesi, procedura e këtij tenderimi ishte e detyrueshme të miratohej në Kuvend

 Problematika e tenderimit

 Duhej thënë se, ky tender u bë objekt i një debati të ashpër parlamentar në Komisionin e Medias, midis qeverisë dhe opozitës, pasi opozita e atëhershme kërkonte më ngulm anulimin e tenderimit nga ministria e Inovacionit dhe këtë ta bënte vetë RTSH-ja. Që në fillim të hapjes së procedurës së prokurimit,  kjo praktikë e nisur nga Ministria e Inovacionit  është konsideruar si antiligjore, duke e justifikuar këtë  me statusin e transmetuesit publik. RTSH-ja nuk është një ent qeveritar, por gjithsesi është një televizion shtetëror,  që rregullohet  dhe administrohet me anë të një ligji të veçantë. Si e tillë, çdo veprim që kryhet në emër të saj kërkon kujdes që të mos komprometojë  statusin  dhe veprimtarinë e tij, bazuar në ligjin “Për RTV publik e privat në territorin e Shqipërisë”. Këto kanë qenë hapat e parë të kundërshtimit dhe motivit përse tenderin nuk duhet ta zhvillonte Ministria e Inovacionit, pavarësisht se kjo ishte një kredi dhe për rrjedhojë do shlyhej nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Qëndrimi i Opozitës/Tenderim i dizhitalizimit  gjysmak

Së pari, tenderit i mungonte projekti. Që do të thotë, kishte konceptuar vetëm sistemin e transmetimit. Kurse dixhitalizimi ka dy elementë. Dhënien e sinjalit, pra, hapjen e sinjalit dhe marrjen e sinjalit. Tenderi, edhe pse ishte në shifrat e mëdha, mbi 20 milionë euro, ishte konceptuar për të prodhuar sinjalin dhe jo edhe për ta marrë konsumatorët sinjalin njëkohësisht.  Më pas, kur u bë një përpjekje, për të bërë një projekt në vija të trasha, ky projekt u hartua nga një shoqëri fantazmë, në Filipine apo Indonezi, për të cilën ne kemi dhënë edhe emrin e atij inxhinieri që ka kryer këtë studim,  i cili detyronte shoqërinë fituese, që t’i paguante  150-250 mijë euro këtij hartuesi të projekti. Pra, edhe projektin nuk e kishte bërë RTSH-ja që do të përfitonte produktin e këtij prokurimi.  Deri këtu veprimet kanë qenë të kontestueshme dhe joligjore. U caktua një datë për ditën e tenderimit, datë, e cila nuk është publikuar deri kur është kontestuar në një gazetë ndërkombëtare. Më pas, është publikuar në atë gazetë ndërkombëtare, dhe është publikuar data për zhvillimin e një tenderi në një ditë më përpara se sa u zhvillua tenderi, çka do të thotë që tenderi ishte nul. Tenderi u zhvillua jo në atë datë që u publikua në gazetë ndërkombëtare, por 10-15 ditë me vonesë. Dhe gjatë zhvillimit të tenderit ka patur parregullsi, që në dokumentacion, që në shqyrtim, duke i zgjatur afatet e dhënies së vendimit, duke dhënë një vendim me pikë të barabarta për operatorët. E  megjithëse, i vonuar vendimi i ministrit Genc Pollo për anulimin e tenderit tregoi se ka edhe ministra të përgjegjshëm në detyrimet e tyre kushtetuese.

 Drejtorit të RTSH, Petrit Becit, i ka mbaruar mandati

Alfred Dalipi, deputeti i PS-së dhe relatori i Komisionit të Medias,  “Për p/ligjin për RTV publik e privat në territorin e Shqipërisë” na pohon se, këtë prokurim duhet ta kryente transmetuesi publik, i cili ka kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore për të kryer një investim të tillë. Madje, drejtuesit e televizionit publik ndihmuan në këtë iniciativë, në gjithë këtë proces  korruptiv qeverinë  duke thënë: “Ne nuk kemi njerëz për të kryer këtë prokurim të tillë”. Ndoshta një qëndrim antiligjor i Bordit të TVSH-së mund të shpjegohet se drejto Madje, ky proces ishte lehtësuar edhe nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi në Këshillin Drejtues, që kishin bërë një letër, të nivelit  mediokër, ku pohonin se mbështetnin këtë, pasi ishte hapur procesi i tenderimit. rit të përgjithshëm, Petrit Beci i ka mbaruar mandati dhe si i tillë, ose ai duhej zëvendësuar, ose duhej komanduar një anëtar tjetër i Bordit që të drejtonte deri në emërimin e ri. Ndaj Beci ka favorizuar ministrin Pollo që të organizonte tenderin, në kundërshtim  me ligjin.

Flet për “Telegraf”

Alfred Dalipi, deputet i PS-së, relatori i Komisionit të Medias,  “Për p/ligjin për RTV publik e privat në territorin e Shqipërisë”

– Zoti Dalipi,  a mundet transmetuesi publik të kryente këtë prokurim?

– Vetë transmetuesi publik kryen çdo vit jo më pak se 7 milionë euro prokurime. Dhe ka në tërësinë e vet mbi 10 ente prokuruese. Kurse zoti Pollo nuk kishte as ent prokurues dhe në komisionin që bëri vlerësimin e ofertave, kishte njerëz nga televizioni publik

– A mundet televizioni publik të përballojë financimin e këtij projekti të dixhitalizimit?

– Një nga mundësitë e tjera ka qenë përballimi i këtij investimi. Këtu nuk ishin parë parasysh të gjitha institucionet ligjore. Bordi i administrimit e ka për detyrë që të miratojë këto lloj investimesh strategjike. Një vendim i tillë nuk ishte marrë nga Bordi i administrimit. Të gjitha këto elementë, së bashku edhe me hapin institucional që u bë nga përfaqësuesit e opozitës në Kuvend, që shkuan në prokurori, kanë bërë që zoti Pollo ka anuluan tenderimin për dixhitalizimin e RTSH-së. Pra, ne, si opozitë e atëhershme, këtë dosje e çuam në prokurori.

– Kredinë prej 20 milionë euro, që do të mbështeste projektin e dixhitalizimit, do ta paguante RTSH-ja?

– Këtë kreditim do ta paguajë RTSH-ja me paratë e veta. Pikërisht, prandaj lindi debati. Tenderin e bën qeveria, kreditimin do ta paguajë RTSH-ja.