Pak pasi rifitoi lirinë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfrytëzoi që të dilte nga dera tjetër e gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
Pavarësisht tentoi t’i shpëtonte vëmendjes së mediave, Tahiri u përcoll me shumë gëzim edhe nga disa mbështetës të tij, të cilët jo vetëm ndoqën makinën e policisë me vrap, brenda të cilës ishte ish-ministri, por edhe duartrokitën dhe e përshëndeten me dorë përmes xhamit.
Kujtojmë se Tahiri qëndronte në arrest shtëpie që prej datën 12 maj, pasi po hetohet për përfshirje në trafik droge. Pak pas vendimit, Tahiri u dërgua nga punonjës policie në shtëpinë e tij, në zonën e ‘Kodrës së Diellit’, deri sa të ekzekutohet vendimi i gjykatës.