Forumi ekonomik, Rama: ‘Shqipëria është një vend që s’ mund të mërzitesh, kur të hyjmë në BE mbase do bëhemi të mërzitshëm’

235

Kryeministri Edi Rama ka ftuar biznesin polak që të investojë në vendin tonë. Në një forum ekonomik Shqipëri-Poloni, kreu i ekzekutivit tha se duhen shfrytëzuar të gjitha potencialet ekonomike të Shqipërisë.

Rama tha se Shqipëria është një vend që nuk mund të mërzitesh, ndërsa u shpreh se” të mërzitshëm mund të bëhemi kur të jemi anëtarë të BE.“

Rama: Shqipëria është një vend që siç mund ta shikoni dhe sot, ka një diellë bujar dhe është një vend që mund të ketë shumë gjera që janë ende për të rregulluar, por ka një gjë që është e siguritë: Në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë, gjë që nuk mund të thuhet për Poloninë apo për vende të tjerë të BE, mbase kur të bëhemi anëtarë të BE do të bëhemi dhe ne të mërzitshëm, por për momentin duhet shfrytëzuar ky fakt pasi e vërteta është se ka shumë njerëz që vijnë nga jashtë me paragjykime të ndryshme dhe ka shumë njerëz që kur marrin rrugën e marrin me skepticizëm, por ju sigurioj që  nuk ka një njeri që pasi vjen dhe e njeh Shqipërinë nuk do të kthehet. Jam e bindur që kjo do të ndodhë edhe me kryeministren e Polonisë.