Fol o Bumçi fol, Rama muhabet me ministrat, Basha vesh me vesh me Berishën (VIDEO)

503
Teksa në Kuvend do të diskutohet nen për nen pr/buxheti dhe paketa fiskale, duket se kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrat e tij kanë çështje të tjera për të diskutuar, ndërsa pas nuk mbetet as kryeopozitari Lulzim Basha e lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha.
Ndërsa fjalën e kishte marrë deputeti demokrat Aldo Bumçi, asnjëri prej të sipërpërmendurve nuk e dëgjonte.
Në një video të siguruar duket qart se kryeministri i vendit Edi Rama duket se s’ka interes për ato që thuhen, por diskuton me dy ministrat Damian Gjiknurin e Arben Ahmetajn.
Ndërsa poshtë në sallë, të njëjtën gjë bën edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Sigurisht diskutimet e tij me Berishën do jenë të ndonjë tjetër natyre, e për të tjera arsyse, por ajo që ne vëmë re është mungesa e vëmendjes ndaj deputetit të PD.
Sigal