Rama ndryshon orarin e Komunikimit Javor, paralajmëron mesazh të rëndësishëm

461
Çdo të dielë, kryeministri Edi Rama publikon Komunikimin Javor, ku prek një temë të caktuar. Këtë herë, kreu i qeverisë ka lajmëruar për një ndryshim orari. “Komunikimi Javor” nuk do të publikohet në orën 18:00, por në 16:00 “për arsye të axhendës tejet të ngjeshur të fushatës”.
Në një postim në Facebook, Rama paralajmëron një mesazh të rëndësishëm prandaj i fton të gjithë ta ndjekin.
“Për arsye të axhendës tejet të ngjeshur të fushatës, sot Komunikimi Javor do të bëhet në 16.00. Ju lutem ndiqeni sepse ka një mesazh me rëndësi për të gjithë ju, që në 25 qershor keni në dorë fatin e një reforme të domosdoshme, të cilën pa ju nuk e ndërmarrim dot! Arsyet në ERTV pas 45 minutash” shkruan kryeministri në Facebook.
Sigal