Fluks votimesh për të zgjedhur kreun e ri të PD, procesi shtyhet deri në orën 20:00

139
Sigal

Ditën e sotme demokratët në të gjithë vendin do të zgjedhin drejtuesin e ri të tyre. Gara për kreun e ri të PD është mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit.

Ndërkohë votimi që parashikohej të përfundonte në orën 18:00 është shtyrë për në orën 20:00.

Lajmi u njoftua nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike.

Njoftimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.