Floida Kërpaçi/ Qeveria e Rilindjes në Shqipëri ka blerë pushtetin përmes krimit të organizuar dhe sot na ka vjedhur të ardhmen

375
Sigal

 

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, thotë se rinia e sotme nuk e ka kulturë dhunën. Ajo thotë se rinia e kërkon demokracinë dhe nga ana tjetër, dënon dhunën e policisë dhe gazin që hedhin tek rininë. ”Ne e dënojmë fortë dhunën e shkopave të gomës dhe të gazit helmues që u hodh mbi rininë e këtij vendi në 11 maj, pa kursyer edhe fëmijë që u mbytën në frymëmarrje e në lot prej gazit helmues të qeverisë autokrate”.

Nga Floida Kërpaçi

Qeveria e Rilindjes në Shqipëri ka blerë pushtetin përmes krimit të organizuar dhe sot na ka vjedhur të ardhmen. Rrëzimi i saj është domosdoshmëri. Kushdo që e mban në këmbë, partner në krim.

Rinia nuk e ka në kulturë dhunën. Rinia e sotme kërkon demokracinë që nuk e solli dot as rinia e ’90, edhe pse sakrifikuan shumë për të, disa dhe jetën.

Ne e denojmë fort dhunën e shkopave të gomës dhe të gazit helmues që u hodh mbi rininë e këtij vendi në 11 maj, pa kursyer edhe fëmijë që u mbytën në frymëmarrje e në lot prej gazit helmues të qeverisë autokrate.

Ne do te jemi sot në shesh më të vendosur se kurrë dhe do vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike për të ardhmen time dhe të rinjve si dhe për Shqipërine që ënderruan prindërit tanë.

Asnjë Hap pas!