Floida Kërpaçi i përgjigjet Elisa Spiropalit: Lexoji kriteret e Kopenhagenit dhe thellohu

301
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi i është përgjigjur ashpër ministres së Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare, Elisa Spiropali, për deklaratat e dhëna sot në foltoren e Kuvendit. Spiropali gjatë seancës së sotme ka hedhur akuza kundrejt opozitës në lidhje me marrëveshjen e Reformës Zgjedhore ku tha se e ka futur reformën në kushtet e integrimit në BE për ti vënë stërkëmbëshin Shqipërisë.

Kërpaçi. në një reagim në rrjetin social “Facebook” shkruan se zgjedhjet e lira e të ndershme janë më të rëndësishmet ndër kriteret e Kopenhagenit mbi të cilat qëndrojnë themelet e Europës së Bashkuar.

“Ndaj kushtet i bëtë ju që i dhunuat zgjedhjet dhe vazhdoni te mbroni çunat dhe policët problematikë!!”, shkruan mes të tjerash Kërpaçi.

Reagimi i plotë i Floida Kërpacit:

E dashur Elisa thellohu!
Zgjedhjet e lira e të ndershme janë më të rëndësishmet ndër kriteret e Kopenhagenit mbi të cilat qëndrojnë themelet e Europës së Bashkuar. Ndaj kushtet i bëtë ju që i dhunuat zgjedhjet dhe vazhdoni te mbroni çunat dhe policët problematikë!!
Lexoji kriteret e Kopenhagenit dhe thellohu!