Flet, Prof. Dr. Lush Susaj: Data 11 Maj të bëhët festa e madhe e Shqipërisë, e jo dita e zisë së demokracisë

84
Sigal

– Aty ku shantazhohet, intimidohet, tjetërsohet, blihet, shitet vota populli është     i destinuar të rrojë në errësirë.

– Në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme, një popull i kulturuar, e që ka minimumin e pjekurisë politike, të dinjitetit njerëzor, dhe lirisë, duhet i pavarur.

– Diktaturat krijohen dhe lartësohen me propagandë, me mashtrime dhe me krime ordinere dhe politike mbi opozitën, opozitarizmin dhe mbi fjalën e lirë.

– Konservatorizmi është ajo që na bashkon tek dashuria për Shqipërinë, për kombin dhe për shtetin shqiptarë, e jo dashuria për dhunën, korrupsionin dhe mbytjen e opozitës.

– Diktatura e sotme e korrupsionit dhe shpërbërjes shtetërore e kombëtare, për nga mjetet dhe mënyra se si i është vërsulur opozitës i ngjan deri në perfeksion me diktaturën komuniste.

-Sot pasuritë e politikanëve rriten mbi krime dhe klane, mbahen dhe ushqehen mbi servila, mercenarë dhe njerëz pa moral, pa profesion, pa meritokraci dhe pa besim në Zot.

-Këtu duhet kërkuar edhe shkaku i krijimit dhe mbajtjes së një superadministrate, rreth 3 herë më të madhe nga ajo që realisht i duhet Shqipërisë.

– Pavarësishtë nga heshtja dhe frikësimi, ka zëra dhe po flitët se po akaparohen votat me legalizimet dhe hipotekimet

 

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit është në pikun e saj. Më 9 maj do të mbyllet fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partia Socialiste, ajo demokratike si edhe partitë e reja do të japin mesazhet e fundit përpara heshtjes zgjedhore nga Tirana. Tirana do të jetë stacioni i fundit elektoral për partitë politike përpara se të ulin siparin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Socialistët e drejtuar nga Edi Rama pritet të mbyllin fushatën 30 ditore më 9 maj me një miting në sheshin skënderbej, vend që përkon edhe më hapjen e fushatës më 12 prill. Sa i takon zgjedhjes së vendtakimit, edhe partia demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të përmbyll gjithcka të premten e datës 9 me një miting aty ku e nisi, në sheshin “Nënë Tereza”. Nga kryeqyteti do të përcjellin mesazhet e fundit përpara heshtjes zgjedhore edhe partitë e reja.Po kush do I fitojë lto zgjedhje? A ka pasur anomaly në këtë fudhatë? A ka pasur tentative për blerje votash? A do të mundet PS të fitojë mandatin e katërt? Cilat janë peoblemet e PS në këtë fushatë? Ja si përgjgijet Prof. Lush Susaj për Telegraf.al

Po afrohen zgjedhjet. Si do ta komentoni fushatën e këtyre zgjedhjeve? A ka ndryshime nga zgjedhjet e mëparshme? A ka një moral ndryshe?

Shoqëria njerëzore, e ajo shqiptare në veçanti, ndodhet në një stad të tillë zhvillimi, ku fuqia transformuese, harmonizuese dhe zhvillimore e votës demokratike, nuk mund të krahasohet e as nuk mund të zevendësohët me asnjë mjet apo forcë tjetër.

Aty ku shantazhohet, intimidohet, tjetërsohet, blihet, shitet dhe nuk ruhet morali dhe vlera e votës demokratike, dera e bashkimit, bashkëpunimit, mirëqënies dhe prosperitetit shoqërorë e politikë, do të qëndrojë e mbyllur.

Ndërsa do të qëndrojnë të hapura dyertë e të gjitha konflikteve dhe fatkeqësive të tjera që godasin njëra pas tjetrës dhe pa mëshirë shoqërinë dhe shtetin, duke e pamundësuar dhe zhvlerësuar në maksimum ekonominë, familjen, politikën dhe jetën e njeriut dhe të institucioneve.

Ajo që ka ndodhur e që po ndodh me shqiptarët, urojmë që të mos përsëritët më kurrë në Shqipëri, e në asnjë vënd tjetër të kësaj bote, as në vëndet jomiqësorë me shqiptarët.

Në këtë situatë që ka për zanafillë dhunimin dhe vrasjen e opozitës, të mendimit dhe të fjalës së lirë, e mbi të gjitha të votës së lirë, dita e zgjedhjeve parlamentare është dita ma e madhe e shpresës së një populli dhe asaj pjese të klasës politike të përgjegjëshme për detyrat e veta.

Kjo për arsye se në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme, një popull i kulturuar, e që ka qoftë edhe minimumin e pjekurisë politike, të dinjitetit njerëzorë dhe të ndjenjës së lirisë, do të vërshonte me padurim për të votuar sa më parë ndryshimin, apo ndërprerjen e kontratës së qeverisjes me dhunuesit, me të korruptuarit, me kakistokratët, me shantazhuesit dhe me mashtruesit që e kanë fyer, varfëruar e degraduar edhe më keq sesa kur ishte nën diktaturën komuniste.

-Si pas jush pse është degraduar në këtë farë feje politika shqiptare me premtime boshe duke mashtruar shumë lehtë popullin me fjalë pa vepra?

Sipas mendimit tim, diktaturat krijohen dhe lartësohen me propagandë, me mashtrime dhe me krime ordinere dhe politike mbi opozitën, opozitarizmin dhe mbi fjalën e lirë.

Sikurse shkruan Prima Levi, i cili diktaturën fashiste e krahasonte me një makineri gjigande dhune, shkulturimi dhe depersonalizimi, e që sipas Levit mund të krijohet kudo.

Potencialisht, diktaturat mund të krijohen në çdo vend e me çdo popull, kudo ku ekziston mundësia për të gjetur e për të përdorur një grusht njerëzish pa moral, pa fe, pa kulturë e pa atdhe, të mjaftueshëm sa për të vu në lëvizje mekanizmat e kësaj makinerie të llahtarshme.

Lordi Salisbur, kur flet për konservatorizmin, ka shkruar se: “Konservatorizmi është filozofia e lidhjes me gjërat që duam më shumë dhe me reformimin e tyre, pasi ato nuk jetojnë pa fund”.

Që do të thotë se konservatorizmi është ajo që na bashkon tek dashuria për Shqipërinë, për kombin dhe për shtetin shqiptarë, e jo dashuria për dhunën, korrupsionin dhe mbytjen e opozitës.

Kjo për shkak se, kjo kategori e ulët shoqërore e politike, përtej propagadës, mendojnë dhe veprojnë vetëm për të shtuar pasurinë e tyre haram, si dhe për të zgjatur jetën e sundimit të perandorisë së tyre të krimit dhe korrupsionit.

Diktatura e sotme e korrupsionit dhe shpërbërjes shtetërore e kombëtare, për nga mjetet dhe mënyra se si i është vërsulur opozitës dhe votës së lirë me qëllim për t’i bërë ato inekzistente e pa asnjë vlerë transformuese, duket që ngjan deri në përfeksion me diktaturën komuniste të para viteve 1990. Kohë kur pluralizmi, opozita dhe mendimi i lirë ishin shpallur me ligj si veprimtari armiqësore, nga ku janë burgosur, interrnuar, vrarë e masakruar rreth 500000 shqiptarë, ose ¼ e popullsisë.

-Por mendoj se tani jemi në një kohë tjetër, larg diktaturës komuniste. Besoj ka ndryshim mes kohës së sotme dhe komunizmit edhe pse PS ka 12 vjet në pushtet?

Tani jemi në një kohë tjetër, por fatkeqësishtë akoma me një parti që ka ndërruar disa emra, e që ka një moshë të vjetër 84 vjeçare (1941-2025), e që nga krijimi e deri më sot ka sunduar dhe po sundon e vetme, duke vrarë me çdo mjet e çdo formë opozitën, votën e lirë dhe pluralizmin.

Për shqiptarët e përgjegjshëm, e që kanë qoftë edhe minimumin e kujtesës historike, ky është një model qeverisje shkatërrimtarë për shtetin dhe popullin e Shqipërisë. Sepse kudo është konstruktuar dhe bazohet në konspiracion, dhunë, arbitraritet dhe kakistokraci.

Diktaturat moniste nuk pyesin për asgjë, kudo që ekzistojnë, ato sulmojnë dhe gllabërojnë çdo pasuri, çdo vlerë, çdo mundësi jetese dhe çdo pasuri dhe aset kombëtarë.

Diktaturat moniste nuk ndërtohen e as nuk mbahen mbi ligje e reforma. Ato themelohen dhe rritën mbi krime dhe klane, mbahen dhe ushqehen mbi servila, mercenarë dhe njerëz pa moral, pa profesion, pa meritokraci dhe pa besim në Zot.

Këtu duhet kërkuar edhe shkaku i krijimit dhe mbajtjes së një superadministrate, rreth 3 herë më të madhe nga ajo që realishtë i duhet Shqipërisë, e që është përdorur dhe uroj të mos përdoret më për të shantazhuar, intimiduar, akaparuar dhe kontrolluar çdo votë.

Jemi i vetmi vënd në rajon dhe botë, në të cilin administrata nuk funksionon për zgjidhjen e problemeve që ka ekonomia dhe popullsia, por përdoret për të akaparuar vota me anë të korrupsionit dhe të presionit dhe grackave me anë të shkeljes së ligjeve dhe të frikësimit.

Realisht në këtë fushatë nuk ka më thasë me miell, para me thasë, apo dreka dhe darka si zgjedhjet e mëparshme. SPAK është vëzhgues. Si mund të blihen votat në këto zgjedhje?

Pavarësishtë nga heshtja dhe frikësimi, ka zëra dhe po flitet se po akaparohen votat me legalizimet dhe hipotekimet, apo me premtimin e granteve për bujtina dhe sipërfaqet e mbjella bujqësore, që sot janë në rënien më të madhe, e në ditën e tyre më të zezë.

Thuhet që po akaparohen vota për vënde pune, e ku thuhet se në një çerdhe me 3 fëmijë, aty ku më parë ishin dy gra, para dy muajsh janë shtuar me kontratë prove e janë bërë 7 të tilla, aqsa nuk kanë as hapësirë ku të ulen.

Thuhet se po akaparohen votat edhe me lejet abuzive për veranda dhe lokale, që hidhen mbi rrugët dhe sipërfaqet e mjediseve publike, të cilat po ngushtohën çdo ditë, e ku heshtja dhe moszbatimi i ligjit buron nga votat e akaparuara të partisë moniste, po shkatërron mjedisin.

Thuhet se po akaparohen vota edhe nga inspektoriatët pa fund, ku duket se si njerëzit janë kapur në shkelje të vogla të ligjeve, e janë mbajtur pengje të varura nën kërcënimin e gjobave apo të prishjes së investimeve. Duket që edhe këta janë ruajtur për këto zgjedhje, e ku tani po ju kërkohet vota e tyre, por edhe e punonjësve të ndërtimit dhe të shërbimit që ata kanë punësuar.

Kurrë nuk kam patur dyshim në faktin se, e gjithë fryrja e administratës dhe hapja e thesit të rrënave, korrupsionit dhe investimeve në kohë zgjedhjesh, është një sjellje antidemokratike e totalisht në shërbim të akaparimit të votës dhe të shkatërrimit të rezultatit të proçesit zgjedhorë.

Për të shtypur dhe bllokuar denoncimin dhe reagimin e mundshëm qytetarë dhe intelektualë, duket që po funksionin shumë mirë propaganda me sistemin e drejtësisë, sipas të cilës gjithëkujt që reagon po i thuhet: “stop”, “hesht”, “mos fol” ose “po fole sill provat”, a thua se kriminelët e votës dhe të korrupsionit janë aq idiota, sa të shesin dhe të blejnë votat para syve tonë.

Ama dihet se në këtë vënd të vogël, nuk mbetet asgjë pa u parë e pa dalë në dritën e diellit.

Ky lloj presioni për gojëkyçje, duket që po bëhet hapur e në një kohë kur organet ligjore të hetimit dhe të sigurisë, sot më shumë se kurrë duhet të jenë në terren dhe midis njerëzve, për të gjetur prova të mjaftueshme e për të prerë me gërshërët e ligjit çdo mundësi intimidimi, frikësimi dhe akaparimi e devijimi të votës.

Nuk di një tjetër vend, apo shtet, ku pothuajse të gjitha mediat, administrata dhe institucionet shtetërore, në vënd që të mbajnë qëndrim të pa anshëm e të mbrojnë ligjshmërinë, demokracinë, zgjedhjet, opozitën dhe votën demokratike, në 24 orë rresht bëjnë propagandë kundër opozitës dhe rotacionit paqësor të pushtetit. Pa e kuptuar se nga kjo lloj sjellje moniste e korruptive, mund të stimulohet vetëm konfliktualiteti, përçarja, varfëria dhe shpopullimi. Mjafton të kujtoni që këto fenomene janë të parashikuara, të rekomanduara e të shkruara edhe platformën e Vasa Çubriloviçit, dhe të antishqiptarëve të tjerë.

Akaparohen vota edhe përmes vjedhjeve të fondeve për bujqësinë, e ku eksportët dhe prodhimi bujqësorë dhe blegtoral po bien si kurrë më pare. Kjo përkundrejtë faktit që ideatorët dhe implementuesit e Ballkanit të Hapur, duket që po korrin suksesin e dëshiruar në dekada, atë të shkatërrimit të burimeve natyrore të prodhimit dhe punësimit të shqiptarëve. Sepse në këtë mënyrë mund ta bësh një popull të pashpresë, skllav e totalisht të varur për punë, për bukën e gojës, e deri edhe për lakra, koncentaratë dhe jonxhë për lopët dhe derrat.

  • Përse duhet të shqetësohen shqiptarët më shumë në këto situata?

Është koha për t’u shqetësuar çdo shqiptarë për faktin se nga njëra anë dëgjohet propaganda sipas të cilës të ardhurat për frymë të popullsisë na janë rritur në mbi 9000 euro/vit, e nga ana tjetër njerëzit vetëm po ikin me çdo mjet, sepse nuk po arrijnë që punësohën e as të ushqejnë fëmijët e as prindërit e tyre. Ku janë këto të ardhura, e kuj po ja japin, ku po shkojnë?.

Në propagandë thuhet se është rritur prodhmi vëndas, edhe pse në tregjet tona, prodhimet e tokës shqiptare fornizojnë një muaj e më pas mungojnë, e ku nga paligjshmëria në dogana dhe importe, edhe ajo pak sasi e prodhimit vëndas i mbetur pa mbrojtje doganore, po mbetet stok e kalbet.

Kështu ndodh kudo me grurin, misrin, patatet, mollët, qepët, bimët medicionale, e çdo gjë tjetër e tokës shqiptare. Në këtë mënyrë po digjen ato mundësitë e punësimit dhe jetesës në Shqipëri.

Sikurse shkruante Edmond Burke, tek libri me titull “Refleksione mbi Revolucionin Francez”, ku shoqërinë ai e shikonte si asosacion midis të vdekurve, të gjallëve dhe të palindurve

Parë në këtë këndvështrim, unë jam i shqetësuar për lojën pa rregulla morale e ligjore që po luhet në kurriz të kombit dhe të shoqërisë shqiptare, e që tani po duket edhe në dhunimin dhe goditjet e hapura e të kamufluara që po i bëhën opozitës, votës demokratike dhe demokracisë shqiptare. Sipas meje është një situatë e njohur edhe më parë në vitin 2017, e rritur dhe e agravuar edhe më shumë në vitin 2021. Ama mos e thashtë Zoti që kjo lojë të përseritët edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025, që sipas meje janë shpresa më e madhe, janë mundësia më e mirë për të patur një rotacion paqësorë e demokratikë të pushtetit të korrupsionit dhe nepotizmit, që duket se është bërë pengesa dhe belaja më e madhe e Shqipërisë.

Dita e zgjedhjeve të 11 majit është momenti më i mirë e më fatsjellës, që si popull dhe si shoqëri të mund të demonstrojmë përgjegjëshmëri të lartë qytetare e politike, duke dalë që të gjithë në zgjedhje. E duke votuar të lirë e të vendosur për të hequr barrën e rendë të korrupsionit, të nepotizmit, të injorancës administrative e të degradimit të thellë të bujqësisë, të mjedisit, të arsimit, të shëndetësisë, të industrisë, të drejtësisë, të sigurisë ushqimore, etj.

Qytetaria dhe përgjegjëshmëria në këto zgjedhje është detyra dhe shërbimi më i lartë ndaj Shqipërisë dhe shtetit shqiptarë, por edhe ndaj Kosovës dhe shtetit të Kosovës.

Dalja masive në këto zgjedhje dhe përgjegjëshmëria e lartë qytetare, do të mund ta bëjnë realitet ndryshimin e munguar e të shumëpritur. Në këtë mënyrë, jam i sigurtë që data 11 maj do të mund të eklipsonte edhe 22 marsin e vitit 1992. Në këtë mënyrë do të mund të kujtohej edhe si një ditë feste e fitorës së dytë të pluralizmit dhe demokracisë mbi monizmin dhe pasojat që burojnë nga diktaturat që sjellin qeverisjet moniste e të korruptuara.

Nga manipulimet e votës, kurrë e sidomos në këto zgjedhje, nuk mund të ketë asnjë të fituar.

Përkundrazi, nga cënimi i moralit dhe integritetit të këtyre zgjedhjeve, që të gjithë pa dallime politike e krahinore e familjare, do të jemi të humbur, të turpëruar dhe viktima të ulëta të qullosjes, të gojëkyçes dhe të heshtjes më të pashëmbulltë të kësaj bote.

Çdo shqiptarë, pikë së pari duhet të mendojë për Shqipërinë, më shumë se për partinë, për katundin, apo për mahallën e vet. Është koha që me daljen masive në votime dhe me votën tonë të lirë të tregojmë se jemi qytetarë të mirë të Europës. E që me sjelljen tonë demokratike, të dëshmojmë para botës së qytetëruar se shqiptarët, me votën e tyre të lirë do të dinë që të heqin qafe vargorën e trashë të diktaturës së korrupsionit dhe skllavërisë.