Fituesi i primareve në Durrës: Të hapur për koalicion me LSI-në

184
Sigal

“Fronti opozitar është i hapur për të gjithë ata që duan të japin kontribut për të mirën e qytetit”. Kështu deklaroi Ardian Muka, fituesi i primareve në Durrës, ku u pyet për një koalicion të mundshëm me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Ai nënvizoi se do të arrithet një koalicion i madh opozitës, rezultatet e të cilit do të duken në zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Përzgjedhja ime është pjesë e Komisionit të Rithemelimit. Kjo problematikë po trajtohet brenda qendrës. Unë besoj që do të arrijmë një koalicion të madh opozitar, që për zgjedhjet vendore në 6 qytete, do të arrijë më shumë shpresë dhe besim një rezultat të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

Z. Muka fitoren e djeshme nuk e quajti një fitore të tij, por një fitore të qytetarëve.