Fevziu: Nëse nuk hetohen inceneratorët, legjitimiteti i SPAK është joekzistent

153
Sigal

Gazetari Blendi Fevziu ka folur për incineratorët, ku tha se nëse SPAK-u nuk e heton këtë çështje atëherë nuk ka legjitimitet. Për çështjen e incineratorëve, Fevziu tha se problemi është se është nuk ka fajtorë për momentin.

“Ne nisemi nga emrat, a do të arrestohet filani? Por gjërat nisen nga çështjet. Ne kemi inceneratorët, është çështja më e dukshme. Por ka një çështje me impakt të jashtëzakonshëm. Problemi është nuk ka fajtorë për momentin. Marrim edhe çështje të tjera. Ne do ta gjykojmë SPAK-un kur të shohim çfarë veprimesh do të ndërmarrë ndaj çështjeve të mëdha të sotme. Ke klasë politike në pushtet prej 11 vitesh që ka akuza të mëdha. Nuk fillohet nga çështjet e vjetra. Ne kemi çështje të rëndësishme, pa dhënë përgjigje nuk të them dot. Nëse nuk u jep përgjigje këtyre çështjeve, legjitimiteti i SPAK është joekzistent. Janë një sërë çështjesh, që edhe shtypi i ka nxjerrë. Mora inceneratorët”-tha Fevziu.