Festa e Kurban Bajramit/ Meta takon kreun e KMSH dhe Baba Mondin: Begati dhe paqe në çdo familje shqiptare

48
Sigal

Presidenti i Partisë së Lirisë, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka takuar kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiun dhe Kryetarin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Meta uron mirësi, begati, dashuri dhe paqe në çdo familje shqiptare.

Postimi i Metës:

I lumtur të ndaja sot me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu dhe Kryetarin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj urimet më të përzemërta për Kurban Bajram!

Mirësi, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në çdo familje shqiptare!