Feim Ruka: Delegatët e Kongresit të PS: Të fitosh me marifete, nuk është transparencë

580
Më datë 13.02.2016, u zhvilluan zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS. Para se të vija për të votuar kam shpërndarë një status në Facebook, me këtë përmbajtje; “Mirëmëngjesi të gjithë miqve dhe shokëve të mi! Sot më 13.02.2016, zhvillohen zgjedhjet në Partine Socialiste në Qarkun Berat për delegatët e Kongresit te PSSH. Sot paradite do të shkoj të votoj edhe unë. Nuk do votoj për ata që do të dalin delegat, por do të votoj kundër atyre që kam votuar gjithnjë dhe na kanë zhgënjyer. Uroj të kaloj një poçes normal dhe jo një farsë zgjedhore, si e kanë përgatitur një pjesë. Urime Socialistëve që e kanë mbajtur PS për 25 vjet, forcë vitale në vend. Urime socialistëve të rinj që do e forcojnë edhe më shumë këtë forcë politike”. Rreth orës 10.30′ shkoj për të votuar. dhe pas votimit shumicën e kohës e kam kaluar pranë qendrës së votimit deri në komunikimin e rezultatit. Theksoj për lexuesin se nuk bëja pjesë në listën e delegatëve, nuk kisha as të afërm të mi që të ushqeja ndonjë ambicie për të fituar. Thjesht si socialist po shikoja si po kalonte procesi i votimit, pasi kishte shumë kontestime në përzgjedhjen e kandidatëve dhe komisionin e votimit. Në përgjithësi procesi votimit gjatë ditës kaloj mirë, me përjashtim të disa problemeve që kishin të bënin me komisionin e votimit për mungesë eksperience apo paaftësie. Qëndrimi në radhë i votuesve (pasi listat i mbante një njeri në vend që të ishin dy), ishte normale, por gabimet me listat e anëtarësisë pasi vinin votues që nuk kishin emrin dhe regjistroheshin në lista për të votuar, sollën disa probleme që nuk e zbehën procesin e votimit.

 Të gjithë duhet ta pranojnë procesin zgjedhor pasi ai mbetet legjitim, përderisa e certifikoj komisioni votimit, por kjo nuk do të thotë të mos analizohen defektet e konstatuara dhe shkaqet e pakënaqësive. Kur një poçes votimi kalon mirë si e përshkruam më lart, pse në fund fillojnë pakënaqësitë? A mund tu pritet rruga pakënaqësive? A mund të quhet vetëm dita e votimit poçes zgjedhor transparent, kur procesi zgjedhor kalon nëpërmjet disa fazave proçeduriale? Si u respektua procesi zgjedhor duke filluar nga propozimet në organizatat e partisë dhe deri në numërimin e votave? Nuk mund të mohojmë punën dhe përkushtimin e mjaftë socialistëve që synonin që ky proces të kalonte sa me mirë. Po kështu nuk mund të neglizhojmë marifetet e disa “ustallarëve” që vepruan për të realizuar qëllimet e tyre, nëpërmjet “fasadës” transparencë, për të mënjanuar ata që nuk i preferojnë dhe të krijonin shanset për vete dhe të preferuarit e tyre. Procesi filloj me propozimet në organizatat e partisë. Më pas u bë seleksionimi, u hartua lista e kandidatëve për delegat, u caktua komisioni i votimit, u krye procesi votimit, në fund numërimi i votave dhe shpallja e fituesve. Gjithkush shtron pyetjen. Kush e bëri seleksionimin? Kush u dha këtë tagër këtyre individëve anonim? Cilat ishin kriteret që u përzgjodhën këta kandidat dhe nuk u zgjodhën disa të tjerë? Pse u anashkalua Asambleja Socialiste si organ legjitim për përzgjedhjen dhe caktimin e komisionit të votimit ? Ky grup anonim nuk e kishte të drejtën morale të përzgjidhte kandidatët dhe komisionin e votimit pasi ata ishin vetë kandidate. Kjo do të thotë ; “Unë rekomandoj propozimet, unë bëj përzgjedhjen dhe hartoj listat për t’u votuar, unë caktoj komisionin për t’u numëruar”. 

Kjo metodë nuk është transparencë dhe shans i barabartë, prandaj lindin dhe problemet. Gjatë numërimit u shfaq një fenomen i ri që nuk është shfaqur më parë. Mjaftë votues kishin votuar vetëm për një person, nga dhjet që kish fleta e votimit. Kjo do të thotë, se votuesit kanë abandonuar përzgjedhjen e servirur nga marifetxhinjt. Komisioni votimit gjatë numërimit shfaqi paaftësi, ose me dashje e bëri këtë proces të përfolur dhe mosbesues, pavarësisht se vendimi i tij është legjitim. Komisioni duhej të deklaronte publikisht mbylljen e procesit të votimit. Të deklaronte se sa votues ishin të regjistruar dhe sa morën pjesë në votim. Sa flet votimi ishin tërhequr dhe sa ishin përdorur, sa fletë u gjendën në kuti, nga këto sa të pavlefshme dhe sa të vlefshme. Komisioni nuk i kreu këto procedura por filloj menjëherë numërimin e rezultateve të votimit. Mos fiksimi i të dhënave që cituam më lart, krijoi kushtet për manipulim. Gabimi tjetër i komisionit që solli pakënaqësi dhe dyshime në numërim, ishte fakti se ky komision caktoj vetëm një person që mbante shënim rezultatet që lexoheshin me zë të lartë dhe nuk u caktuan dy persona apo dy grupe në vend të ndryshme që të regjistronin rezultatin, me qëllim të eliminoheshin gabimet njerëzore apo ato të qëllimta, pasi të dy grupet rakordonin shënimet rezultateve. Tradicionalisht rezultatet janë regjistruar me dy grupe. Salla ku bëhej numërimi ishte plot me socialist. Kandidatët dhe persona të tjerë mbanin shënim rezultatet që lexoheshin nga komisioni. Në përfundim, pa komunikuar rezultatin komisioni, kandidatët fitues e gjetën vendin në renditje dhe humbësit u larguan. Pas disa vonesash komisioni deklaroj fituesit, dhe një nga humbësit sipas shënimeve private doli fitues. Këtu filloj debati.

 Fituesi që pretendonte, se i kishte mbajtur shënimet mirë, ashtu si i kishte komunikuar komisioni, dhe që përputheshin me shënimet e zotërinjve të tjerë, kërkonte rinumërim të votave të personit që komisioni e nxori fitues. Komisioni nuk pranoi verifikim, ndonëse me arrogancë e mbylli procesin. Kjo mënyrë komunikimi, por dhe veprimet që cituam më lart që përbëjnë shkelje apo mungesë transparence, të çon drejt zbatimit të taktikave të marifetçinjve, sido që të votohet rezultati do të jetë i paracaktuar. Lexuesi mund të kërkoj emrat konkret. Unë gjykoj, ne të gjithëve duhet të na shqetësoj fenomeni, se sa kush fitoj dhe kush humbi. Çfarë kërkohet? Në parti duhet të funksionojnë strukturat dhe jo pushteti i individit. Partia nuk duhet të trajtohet si pronë private. Të respektohet statuti dhe jo të imponohen rregulla për të fituar një individ. Mosmarrja pjesë në votim e shumë socialistëve është një veprim që marifetçinjtë duhet të mendohen mirë. Me marifete fiton në parti, bëhesh delegat, bëhesh kryetar, fillon punë, bëhesh deputet, e ç’ nuk bëhesh, por a keni marifet që në 2017 të çoni votuesin shqiptar në kutinë e votimit, kur sot mungojnë socialistët në votimet e tyre! Duhet të fitoj partia nga individi dhe jo individi nga partia. Në parti dhe kudo, nuk duhet të dominojnë personat, që janë pjesë e problemit, por ata që janë pjesë e zgjidhjes dhe e bashkimit.
Sigal