Fabian Topollaj: Rama mbron Veliajn, pionierin e sjelljes në Shqipëri të mafies së plehrave

516
Sigal

Deklaratë e këshilltarit të PD
në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj

 

Gazeta Telegraf/ Edi Rama jo vetëm e merr në
mbrojtje aferën e parë korruptive dhe kriminale me mafian e mbetjeve, sic është
kjo e Erjon Veliajt në landfillin e Sharrës, por e shpall atë si model që do ta
ndjekë në vazhdim.

Ndërkohë që nuk e lëshon
partnerin e Veliajt në këtë aferë, kryetarin socialist të Peqinit, i shpallur
në kërkim pas vdekjes së Arditit, Edi Rama shkon një shkallë më lart në
mbrojtje​n e këtij krimi, duke e cilësuar si sukses që duhet ndjekur.
  

Ky pra është modeli i
maxhorances së sotme për trajtimin e plehrave në Shqiperi.


Kujtojme se sot u mbushen 50
ditë ditë që Erion Veliaj nuk i përgjigjet shkresës zyrtare të Prokurorisë dhe
grupit të Keshilltareve Bashkiake të PD, për të dhënë informacion mbi mënyren
si operonte firma ricikluese në Sharrë. Veliaj fsheh qëllimisht marreveshjen që
ka lidhur me një kompani private, marrëveshje që krijoi në mes të Tiranes një
ndermarrje skllaveruese, me kapitale publike, ku gjeti dhe vdekjen 17 vjecari
Ardit Gjoklaj, dy muaj më parë.

Veliaj po mashtron publikisht
dhe po përdor cdo mjet për të mbuluar fajesine e tij direkte në këtë afere
korruptive me mafian e plehrave.


Edhe pse cështja është në
hetim, tani në krah të Veliajt doli publikisht Edi Rama, i cili me qëndrimet e
fundit i bën presion edhe drejtësisë, duke thënë se Sharra e krimit dhe e
korrupsionit, Sharra e skllavërimit, dhe e shkeljes së cdo norme ligjore, është
histori suksesi, model që duhet ta ndjekin të gjithë, pra kërkoi paprekshmëri,
imunitet.   

Edi Rama pro mbron kështu
Veliajn që është flamurtari i maxhorances për bashkëpunimin me mafian e
plehrave, për të bërë biznes me mbetjet. Në këtë aferë Veliaj ka shkelur ligjin
e koncensioneve, kur vendosi pa procedurë konkurruese që mbetjet e Tiranes ti
kalonin në pronësi për një shekull një firme private italiane te quajtur AGSM
Holding Group. Ai shkeli ligjin për prokurimin publik kur vendosi ti jepte një
operatori privat, pa procedure tenderuese, pastrimin e Kryeqytetit për 25 vitet
e ardhshme. Ai ka shkelur nenin 33/3 të ligjit për pushtetin vendor kur vendosi
që po kësaj firme ti akordonte cdo vit plot 5 milionë dollarë nga taksat e
qytetarëve të Tiranës.

Të gjitha këto shkelje, të
gjithë këfë aferë kriminale e korruptive Edi Rama e ka marrë në mbrojtje dhe e
ka shpallur si model. Qytetarët po shohin dhe po kuptojnë se Edi Rama dhe
Veliaj thjesht po instalojnë në vend mafian e plehrave. Dhe qytetarët do të
dinë të reagojnë e ta ndalin këtë krim mbi jetën e mbi shëndetin e shqiptarëve.