SHBA, gara presidenciale – Vazhdojnë përplasjet për taksat

389
Sigal

Gazet Telegraf/ Gjatë një tubimi elektoral
në Ohajo, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit e quajti Trump-in, simbolin e një
sistemi të manipuluar, pasi d
yshimet se manjati i pasurive të
paluajtshme Donald Trump mund t’i kishte shmangur taksat për vite me radhe, i jep guxim k
andidates demokrate për ta sulmuar ashpër rivalin.

“Ndërsa miliona familje amerikanë punonin fort për të
shlyer detyrimet e tyre, duket se ai ka preferuar të mos kontribuojë me asgjë.
Trump përfaqëson po atë sistem të manipuluar që pretendon se do të ndryshojë”,
tha Clinton.



“Është Trumpi i pari, pastaj vijnë të tjerë”, shtoi më tej
demokratja, pak ditë pas publikimit të artikullit të “New York Times”, që
sugjeroi se biznesmeni mund t’i jetë shmangur taksave për 18 vjet, pas
deklarimit të një humbje prej afro 1 miliard dollarësh në 1995.

Por vetë manjati i pasurive të paluajtshme ka thënë se
dokumentet vetëm sa kishin treguar mënyrën brilante me të cilën kishte
menaxhuar kodin kompleks të taksave. “I kuptoj taksat më mirë se kushdo
tjetër”, pohoi ai, duke shtuar se si ndërtues hotelesh dhe biznesmen i kishte
shfrytëzuar në shërbim të tij dhe të kompanisë, ligjet e taksave.

Mendjemprehtësia në biznes, sipas tij, e bën super të
kualifikuar për të reformuar kodin e taksave. Por rivalja demokrate e quan atë
një hipokrit pasi po e reklamon veten si një kandidat që do të sjellë ndryshim
e do të reformojë sistemin në favor të shtresës së mesme.

Polemikat për taksat pritet të dominojnë edhe debatin mes
kandidatëve për zv/president republikanin Mike Pence dhe demokratin Tim Caine
që do të mbahet në mbrëmje.

Sipas një sondazhi të CNN dhe “ORC Clinton”, pas duelit të
parë televiziv Clinton ka kaluar në avantazh me 5 pikë në rang kombëtar dhe po
shkëputet gjithashtu edhe në disa prej shteteve kyçe