Exit poll i Newsbomb.al. Ja rezultatet e para për kandidatet në Bashkitë kryesore

597
Sigal

Përpjekje per hackerim, por nga një adresë në facebook, mund të votohet vetëm një herë.

 Zgjedhjet bashkiake të 21 qershorit po afrojnë dhe të dy kampet politike kanë nisur testimin e emrave në publik, për të zgjedhur kandidaturat që do t’i përfaqësojne në fushatë. Agjensia e re e lajmeve Newsbomb.al prej datës 6 mars ka nisur në facebook një sondazh me emrat më të përfolur të dy kampeve politike, për të qenë kandidatura të mundshme në zgjedhjet vendore. Ky sondazh është një risi në Shqipëri për vet faktin se ai zhvillohet për herë të parë nëpërmjet nje programi në Facebook dhe është transparent çdo minutë ndaj publikut dhe kandidatuarave të përzgjedhura. Në sondazhin e vendosur nga Neësbomb janë përzgjedhur 31 bashki në të gjithë vendin, aty ku edhe mundësia e emrave që përfliten kanë mundësi të mëdha kandidimi, ndërsa nuk mungojnë qytetet e mëdhaja të vendit. Gjatë tre ditëve kur edhe sondazhi është bërë publik kanë votuar më shumë se 16 mijë persona nëpërmjet profileve të tyre në facebook. Sigurisht vëmendja më e madhe e votuesve është fokusuar në bashkinë e Tiranës dhe emrat e vendosur në sondazh. Në kryeqytet duket se kandidatura më e preferuar tek e djathta është koordinatorja për Mediat e PD-së, Grida Duma, e cila ka mundur të sigurojë 36.16% të votave të qytetarëve, dukshëm më shume se kryetari aktual i bashkisë njëherësh kreu i PD-së, Lulzim Basha që pozicionohet i dyti me 18.46% të votave. 21.29% e votusëve nuk kanë qenë dakort me emrat e përzgjedhur në sondazh për qytetin e Tiranës. Te kampi socialist ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj është më i preferuari deri më tani i votuesve të majtë për bashkinë e Tiranës. Veliaj kryeson me 31.86% të votave, por diferenca është ngushtë dhe mund të ndryshojë në çdo moment pasi ish-kryeministri Pandeli Majko deri më tani ka mbledhur 29.84% të votave. Në Durrës qytetarët kanë konfirmuar emrin e Vangjush Dakos si kandidatura më e mirë e PS-së për zgjedhjet në këtë bashki. I vendosur i vetëm në listë për shkak të mungesës së emrave të tjerë nga kampi i majtë, 55.57% e votuesve kanë votuar për Dakon, përkundrejt 44.43% e atyre që janë shprehur kundër.

Tek opozita vota është ndarë për shkak edhe të kandidatëve që ndodhen në garë, të cilën e kryeson Ardjan Muka me 46.52% të votave, i ndjekur nga Arqile Gorreja me 22.98% dhe Agron Duka me 19.14% të votave të siguruara deri ditën e djeshme. Por ndryshe nga Dako, i cili ka marr sërish mbështetjen e durrsakëve, Sotiraq Filo në Korçë nuk rezulton shumë i pëlqyer në radhët e korçarëve. Edhe pse i vetëm në listë për shkak se shihet si kandidati më i mundshëm i PS-së në këtë bashki, Filo ka siguruar 50.64% të votave pro tij, ndërsa 49.36% janë shprehur kundër. Andrea Mano kryeson në kandidaturat e së djathtës në Korçë me 40.77% të votave, ndërsa kandidati tjetër Gjergji Mero ka siguruar vetëm 23.63%. Një numër i konsiderueshëm votash janë shprehur kundër këtyre dy kandidaturave, me plotë 35.59% të votave. Në Shkodër maxhoranca dhe opozita duhet të punojnë më shumë për të gjetur emra të pranueshëm për votuesin shkodran, pasi deri ditën e djeshme në kandidatuar e përzgjedhura si të mundshme për zgjedhje vendore asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë shumicën, ndërsa vërehet një kundërshti e madhe për emrat e përzgjedhur. Kështu, tek socialistët Keti Bizhdari numëron 36.01% dhe Paulin Radovani 11.67% të votave, ndërsa shumica e votuesve 52.32% e tyre kanë votuar kundër këtyre kandidaturave. Edhe tek opozita situata është pothuajse e njejtë, ku 35.7% e votuesve janë shprehur kundër emrave të përzgjedhur, ndërsa më i votuari nga kandidaturat është Xhemal Bushati me 27.82% të votave të siguruara.  Faqja e facebook-ut Neësbomb është vendosur gjatë këtyre tre ditëve disa herë nën sulmin e hakersave që kanë tentuar të ndryshojnë rezultatin e votimeve në disa bashki të vendit, ndonëse ky sondazh nuk përcakton emrat final që do të përzgjidhen nga partitë politike për zgjedhje vendore. Çdokush që ka një llogari në facebook mund të votoj një herë për kandidatin e tij të preferuar ne faqen newsbomb.al.