Haxhinasto me homologun e Katarit diskutohet linja direkte Doha-Tiranë

560

DOHA – Ministri i Trasportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një një takim zyrtar me Ministrin e Transportit të Katarit Al Sualiti, gjatë vizitës së tij, si pjesë e delegacionit të vizitës së Presidentit Nishani në shtetin e Katarit.

Të dy ministrat diskutuan për e bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe u fokusuan në konkretizimin e frymës së bashkëpunimit. Në këtë takim u diskutua gjithashtu për realizimin e disa marrëveshjeve dypalëshe, si dhe për firmosjen së shpejti të marrëveshjes për transportin detar.

Në takim u ra dakord edhe për hapat konkrete që duhen ndërmarrë në funksion të vendosjes së një linje direkte fluturimi Doha-Tiranë.

Ministrat Haxhinasto dhe Al Sulaiti u ndalën në projektet e investimeve të shtetit të Katarit në infrastrukturën e Shqipërisë dhe për këtë qëllim, Ministri i Katarit do të vizitojë së afërmi vendin tonë.