Evi Kokalari: Në 11 Dhjetor demokratet shkruajtën historinë

219
Pas 4 humbjesh rradhazi, kukulla e Edi Ramës që pak muaj më parë i dhuroi atij mandatin e tretë në pushtet, recitoi para shqiptarëve vjershën tashmë bajate që përsërit pas çdo humbje për beteja imagjinare që sapo kanë filluar!
Halli më i madh i demokratëve dje, pardje dhe sot janë tre mandate të regjimit më të korruptuar të Europës që vazhdon të qëndrojë në pushtet sepse ka kapur dhe korruptuar kukullën e tij në Partinë Demokratike!
Demokratët humbasin sepse Basha bën pazar me sakrificat e tyre!
Demokratët dështojnë sepse Basha pasurohet mbi kontributet e tyre! Demokratët braktisin Shqipërinë sepse kur votat e tyre vidhen ndërsa kukulla e Ramës mbush xhepat dhe tradhëton betejën kundër atij që i vodhi!
Por luani brenda çdo demokrati është zgjuar!
Në 11 Dhjetor demokratet shkruajtën historinë duke shpëtuar Partinë Demokratike dhe pluralizmin politik nga pengmarrja!
Në dt 18 Dhjetor demokratët në gjithë Shqipërinë do i heqin përfundimisht Lulzim Bashës mundesinë për t’i shitur e për t’i tradhëtuar! Gjatë 8 viteve nën drejtimin e Lulzim dështakut, demokratët kanë provuar vetëm shijen e hidhur të humbjeve!
Në dt 18 Dhjetor rrethi vicioz i dështimeve për hir të pazareve të Bashes do marrë fund!
Referendumi i dt 18 Dhjetor do jetë dita kur demokratët do ndahen nga humbja dhe pengmarrja!
Koha e kukullave dhe humbjeve ka mbaruar! Demokratet janë në këmbë për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe Shqiperinë! Vetëm të bashkuar do mund të fitojmë!
Komisioni i Rithemelimit
Sigal