Letra e tij për presidenten e Kosovës, injoron tërësisht pseudo dialogun me Serbinë, thekson se Kosova si një shtet sovran është shënuar nga qëndrueshmëria dhe vendosmëria dhe s’ka në asnjë rresht diskutim, apo nevojë për ta njohur Serbia. S’ka asnjë fjalë për marrëveshje Kosovë-Serbi me njohje as në qendër, as anash as në mes. E rëndësishme për Trump është bashkpunimi për zhvillim ekonomik. “Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Kosovën dhe angazhimin e saj për të ndërtuar një shoqëri demokratike, ku të gjithë qytetarët të mund të jetojnë dhe të përparojnë së bashku. Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne mezi presim t’i zgjerojmë edhe më tej, përfshirë përmes mundësive të rritura të investimeve, për të sjellë më shumë prosperitet për të dyja kombet tona” Trump thekson rëndësinë që Kosova të antarësohet në komunitetin euroatlantik. “Shtetet e Bashkuara presin me padurim të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës gjatë vitit në vazhdim. Ndërsa punojmë me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të begatë dhe më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë integrimin e saj në komunitetin euroatlantik” “Përvjetori i pavarësisë së Kosovës është një moment për të nderuar arritjet e së kaluarës dhe për të parë drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe lidhjeve më të thella mes kombeve tona. Dërgoj urimet e mia më të mira për popullin e Kosovës në këtë ditë feste” I takon klasës politike të Kosovës të kapin këtë moment, që mund të shënojë hapin më të madh për Kosovën pas pavarësisë, ose të vazhdojnë ta tërheqin zvarrë këtë mundësi për interesa të pushtetit të tyre.




















