Europa foli: krimi, droga, korrupsioni, dekriminalizimi, zgjedhjet e lira, qeveria të marrë përgjegjësitë

468

Lulzim Basha: Ne do të marrim përgjegjësitë e plota
për zbatimin e ligjit të Vetingut dhe Reformës në Drejtësi sipas përcaktimeve
kushtetuese, për largimin e kriminelëve nga politika sipas ligjit të
dekriminalizimit, për luftë pa kompromis kundër drogës, krimit dhe
korrupsionit, dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme  për
shqiptarët

 

 

Këshilli
Europian i ka publikuar tashmë konkluzionet e veta. Konkluzionet e Këshillit
Europian tashmë nuk lënë shteg për interpretime. Gjendja në vend është shumë e
rëndë, siç e njohin, siç e prekin shqiptarët dhe jo siç është përpjekur ta
shesë qeveria, kryeministri. Eshtë një provë për fat të keq se as populli dhe
as Europa nuk gënjehet me lugën bosh të propagandës dhe të mashtrimeve.

Lajmi
i mirë këtu është se Europa, duke mos lënë asnjë shteg për interpretim, çmonton
spekulimet dhe mashtrimet e deritanishme mbi problemet e rënda me të cilat po
përballet Shqipëria dhe shqiptarët, dhe hap rrugën për marrjen e përgjegjësive.

Duke
mohuar problemet e rënda; me drogën, me krimin, me korrupsionin, me moszbatimin
e ligjit për dekriminalizimin, dhe mos marrjen e përgjegjësive për zgjedhje të
lira dhe të ndershme, qeveria, z.Rama faktikisht kanë refuzuar të marrin
përgjegjësitë për daljen nga kjo situatë.

Eshtë
turp për Shqipërinë dhe për shqiptarët, që në fund të vitit 2016, në vend të
lajmit pozitiv për hapjen e negociatave, të marrin një vlerësim të denjë për
vende diktatoriale të Afrikës.

Asnjëherë
në 26 vite, dhe për herë të parë në këto 26 vite, gjashtë muaj para zgjedhjeve,
Bashkimi Europian i jep këtë shuplakë qeverisjes duke e kujtuar se nuk ka
plotësuar asnjë nga 5 prioritetet kyçe dhe se ka probleme të rënda me zgjedhjet
e lira dhe të ndershme, me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, me luftën
kundër krimit dhe drogës në veçanti, dhe me luftën kundër korrupsionit.

Nga
njëra anë kemi kryeministrin, i cili edhe mbrëmë refuzoi të pranojë këtë të
vërtetë, që tashmë nuk e thotë vetëm qytetari shqiptar, media shqiptare, por e
thotë institucionalisht Bashkimi Europian.

Nga
ana tjetër dua t’i siguroj shqiptarët se unë dhe Partia Demokratike do të
marrim përgjegjësitë e plota për zbatimin e ligjit të Vetingut dhe Reformës në
Drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese, për largimin e kriminelëve nga
politika sipas ligjit të dekriminalizimit, për luftë pa kompromis kundër
drogës, krimit dhe korrupsionit, dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të
ndershme  për shqiptarët.

Ne
do t’i heqim këto pengesa për integrimin e vendit, që janë njëkohësisht edhe
pengesa kryesore për mirëqenien e shqiptarëve sot.

Sigal