Deputeti i zgjedhur i PS për qarkun e Beratit, Ervin Demo ka pritur në takim Ambasadoren e Zvicrës, znj. Ruth Huber, së bashku me Zv.Ambasadorin dhe Drejtorin e SECO për Shqipërinë, z. Philipp Arnold, ku lajmëron se falë bashkëpunimit u arrit ndriçim efiçent në 5 akse kryesore.
“Kisha kënaqësinë e veçantë të mirëprisnim në Berat, Ambasadoren e Zvicrës, znj. Ruth Huber, së bashku me Zv.Ambasadorin dhe Drejtorin e SECO për Shqipërinë, z. Philipp Arnold, me rastin e përmbylljes së një investimi të rëndësishëm në ndriçimin publik efiçent të qytetit tonë
Falë këtij projekti, janë vendosur ndriçues LED dhe shtylla moderne përgjatë 5 akseve kryesore rrugore, në një gjatësi rreth 5 km, konkretisht në: Rrugën “Antipatrea”, nga hyrja e qytetit Bregun e lumit dhe shëtitoren “Osumi”, Rrugën “Iliria”. Urën e Goricës.

Bulevardin “Republika”, deri pranë gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”Ky investim nuk sjell vetëm kursim të energjisë, por edhe një estetikë të re urbane, falë elegancës së ndriçimit që përputhet në mënyrë harmonike me arkitekturën karakteristike të Beratit, duke e kthyer qytetin në një kartolinë ndriçuese për vizitorët dhe banorët.
Projekti u realizua me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane, përmes Ambasadës së Zvicrës, si dhe me bashkëfinancim nga Bashkia Berat”, shprehet Demo.




















