Drejtorët e bashkisë së Pogradecit me biznese pa leje zaptojnë hapësirën publike

Një seri denoncimesh janë dërguar për JOQ në lidhje me disa emra zyrtarësh të lartë të Bashkisë së Pogradecit, të cilët akuzohen për shfrytëzim të funksioneve të tyre në favor të interesave private.

Nga ndërtimet pa leje në trotuare dhe plazhe publike, deri te përdorimi i punëtorëve dhe materialeve të shtetit për biznese personale, rastet ngrejnë pikëpyetje serioze për korrupsion dhe konflikt interesi në administratën lokale.

Sigal

Nisur nga aksionet e fundit të shtetit për të prishur bizneset zaptuese, duket se pikënisja duhet të vijë fillimisht tek objektet e drejtorëve të bashkive që po bëjnë kërdinë.

Qytetarët kërkojnë hetim të thelluar mbi këto raste dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë përdorur pushtetin për përfitime personale, duke dëmtuar hapësirat publike dhe cilësinë e jetës në qytet.