Erisa Xhixho: ZDF i bën skanerin më të vërtetë qeverisë së Edi Ramës: Ka krijuar Kolumbinë e Europës’

136
Sigal

Deputetja e LSi-së Erisa Xhixho ka reaguar pas publikimit të materialit të televizionit gjerman ZDF i cili nxin qeverisjen e Edi Ramës në Shqipëri, duke e quajtur Kulumbinë e Europës.

Erisa Xhixhos thekson se ZDF, televizioni shtetëror gjerman, i bën skanerin më të vërtetë qeverisë së Edi Ramës.Trafik droge, pastrim parash, trafik armësh, prostitucion, gjobëvënie dhe institucione të korruptuara që u hapin rrugë të gjitha këtyre aktiviteteve të paligjshme është panorama që del nga raportimi i gazetarëve gjermanë.

Ja çfarë thotë ZDF  konkretisht: 1. “Rama ka krijuar Kolumbinë e Europës, 1/3 e ekonomisë është droga”

2-“Kanabisi është i ashtuquajturi ‘ari i Shqipërisë’. Korrjet e vërteta të kanabisit përbëjnë një të tretën e PBB: 4.5 miliardë euro”

3-“Kultivimi masiv i kanabisit, veçanërisht në luginat e thella malore në veri dhe jug të vendit, i siguron popullatës fermerë, të ardhura më të mira se puna e zakonshme në terren. Politika shqiptare në Tiranë ka vite që lëviz në këtë zonë tensioni.”

4- “Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri, shteti i përket mafias”.

5-“Kriminelët përfitojnë nga varfëria në vend dhe nga një shtet, që u ofron pak qytetarëve në krahasim me klanet mafioze”.

6-“Shteti është shumë i dobët dhe nuk u ofron ndonjë perspektivë qytetarëve. Dy të tretat e të rinjve duan të largohen nga vendi. Ata e shohin të ardhmen jashtë vendit”.