Media gjermane ngre alarmin për Shqipërinë, Belind Këlliçi: Me Ramën, vendi ynë shkon pikiadë në çdo drejtim

146
Sigal

 

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas publikimit të një dokumentari nga televizioni gjerman ZDF mbi kriminalitetin në vendin tonë.

Ai shprehet se: Kur bota të bën me gisht. Gjigandi mediatik gjerman ZDF ka realizuar një dokumentar për krimin e organizuar shqiptar.Sipas ZDF, vendi më i varfër në Europë “eksporton” kriminalitetin më të madh, duke mbajtur të forta traditën farefisnore dhe normat kanunore.”Përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE nën kryeministrin Edi Rama kanë dështuar gjithmonë edhe për shkak të hetimit të pamjaftueshëm të lidhjeve të trafikut”, thuhet ndër të tjera.”Kultivimi masiv i kanabisit, veçanërisht në luginat e thella malore në veri dhe jug të vendit, i siguron popullatës fermere të ardhura më të mira se puna klasike në terren. Politika shqiptare në Tiranë ka vite që lëviz në këtë zonë tensioni.”
Shqiptarët e dinë se kryeministri Rama ka aplikuar me kohë strategjinë “kokat le të hanë”, si një ilaç popullor për të shëruar vendin nga kriminaliteti.Një qeveri e inkriminuar, e kapur nga koka, nuk mund të luftojë krimin. Me Ramën, vendi ynë shkon pikiadë në çdo drejtim.