Erisa Xhixho: Politikat fiskale të qeverisë “Rama” nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë thelluar pabarazinë në Shqipëri

 Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një postim në rrjetin e saj social ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të OKB-së i cili thekson se poltikat  fiskale të Shqipërisë kanë nxitur pabarazinë.

Xhixho u shpreh se barra e taksave dhe shpërndarja e burimeve publike kanë dështuar të funksionojnë si mekanizma të fortë për balancimin social për shkak se qeveria i ka shpërfillur shtresat në nevojë, edhe në kulmin e krizave.

Sigal

Sipas saj ligjet e reja që hartohen, qepen sipas nevojës së një grushti njerëzish pranë kryeministrit dhe nuk marrin parasysh nevojën e qytetarëve.

Ja postimi i plotë:

Politikat fiskale të qeverisë “Rama” nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë thelluar pabarazinë në Shqipëri.
Ne renditemi krah Federatës Ruse, Serbisë dhe Malajzisë.
Barra e taksave dhe shpërndarja e burimeve publike kanë dështuar të funksionojnë si mekanizma të fortë për balancimin social.
Sepse:
Shtresat e varfra nuk janë mbështetur asnjëherë. Qeveria i ka shpërfillur shtresat në nevojë, edhe në kulmin e krizave.
Pasuritë publike dhe burimet natyrore janë vënë në shërbim të oligarkëve të qeverisë.
Ligjet e reja që hartohen, qepen sipas nevojës së një grushti njerëzish pranë kryeministrit dhe nuk marrin parasysh nevojën e qytetarëve.
Raporti i fundit i OKB është pasqyra e vërtetë dhe jo propaganda e kësaj qeverie që punon për një grusht njerëzish.