Nga Petrit Vasili/
Ne kete moment kaq kritik per Shqiperine ku narkoshteti eshte fakt dhe korrupsioni e pastrimi i parave diktojne ligjin, natyrshem te gjithe i kishin syte nga drejtesia dhe nga veprimet e saj.
Por per turp e faqe te zeze asgje s’ndodhi.
Krijimi i organizmave speciale ligjore si SPAK e BKH, forcimi gjoja i pavaresise se prokuroreve per ndjekur çeshtjet, Vetingu, qe do siguronte standarte te larta morale dhe profesionale e qe deshtoi me turp, ishin pra premisa se teorikisht drejtesia do te perballlej shume fort me krimin, korrupsionin e pastrimin e parave.
Por kapja e Reformes ne Drejtesi nga Rama dhe qeveria e shnderroi ate ne Rafaforme dhe e ktheu ne nje kufome, qe kuterbon ere antiligj dhe eshte kthyer ne mburojen e
pandeshkueshmerise se narkoaferave te qeverise.
Gjunjezimi perballe narkoshtetit i ka dhene terren pa fund atij per tu forcuar dhe per te rrenuar shtetin ligjor duke rrezikuar çdo individ, bisnes dhe interesat kombetare.
Ramaforma ne drejtesi rezulton atentati me i rende dhe me i organizuar kunder shtetit te se drejtes ne Shqiperi.
Ramaforma ne drejtesi eshte pra sot garancia me e forte çdo afere antiligjore te qeverise dhe krimit.
Nje drejtesi, qe paturpesisht nuk leviz gishtin edhe perpara fakteve, provave e dokumenteve te bera publike dhe qe i kane pare gjithe shqiptaret provon se ajo eshte pikerisht drejtesia qe krimi dhe korrupsioni duan.
Ramaforma zhberi edhe cdo arritje te bere nder vite ne sistemin e drejtesise duke rezultuar procesi me destruktiv ndaj sistemit duke tronditur ne themel besimin e shqiptareve tek drejtesia.
Sot mundesia per marre drejtesi kur perballe ke qeverine eshte zero dhe pabarazia perpara ligjit mbreteron kur duhet te ishte totalisht e kunderta.
Anarkia, korporatizmi, antimorali, antiprofesionalizmi dhe njeanshmeria ne favor te qeverise dhe narkokrimit jane mjerisht tiparet e sistemit te drejtesise sot.
Ndaj kushdo ben avokatin e Ramaformes ne drejtesi duhet pare si avokat i antiligjit dhe i korrupsionit te Rames dhe qeverise.
Drejtesia sot nga gardiani i ligjit eshre kthyer ne fajtoren kryesore per mosndeshkimin e paligjshmerise.
Mbyllja e syve perpara krimit zgjedhor te 11 majit ku mijra fakte e prova absolutisht te pakontestueshme jane sheshit tregon se kemi nje drejtesi te neveritshme.
Ndaj sot kesaj Ramaforme i duhet ndenjur perballe shume fort dhe asnje kompromis nuk duhet bere per nje kufome qe kuterbon pavarsisht edhe nga presionet e nderkombetareve, qe rezultojne te jene pergjegjes te rendesishem te lejimit te kapjes nga qeveria dhe shkaterrimit te saj e kthimit ne nje rrecke qe fshin kepucet e qelbura te Rames dhe qeverise.























