Petrit Vasili: Kuvendi, një sallë e pazarit të gjësë së gjallë me 100 e ca bagëti në shërbim të Ramës

121
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se votimi i sotëm për shkarkimin e presidentit Ilir Meta shënoi varrosjen e Republikës Parlamentare të Shqipërisë.

Në një intervistë të zvhilluar mbrëmjen e sotme, Vasili tha se Kuvendi u kthye në një pazar të gjesë së gjallë, ku deputetët u vunë në shërbim të kryeministrit Edi Rama për të rrëmbyer pushtete.

Sot nuk ka ndodhur shkarkimi i Presidentit, sot ka ndodhur varrosja e Republikës Parlamentare të Shqipërisë pasi Parlamenti u kthye në një landfill, në një fushë mbeturinash ku ashtu si qentë që rrëmbejnë copat, 100 e ca dallkaukër duke marrë llokmat të hedhura në fytyrë nga Edi Rama votuan për të rrënuar dhe varrosur Republikën Parlamentare. Parlamenti i Shqipërisë në 30 vjet të pluralizimit nuk ka parë dhe jam i bindur që nuk do të shohë më kurrë ditën e poshtërimit më të madh të tij ku sot ishte një sallë që çdo gjë mund të prodhonte porse të ishte ajo salla që udhëheq Republikën tonë nuk mund të imagjinohej.

U shndërrua në një sallë të pazarit të gjësë së gjallë ku 100 e ca bagëti i shërbyen Edi Ramës për të rrëmbyer pushtete dhe të mira të mëdha të interesit publik. Pasi për dy vjet ky parlament ka qenë noteri dhe bashkëhajduti i vjedhjes së interesave shumë të mëdha publike të shqiptarëve, me qindra milionë euro, sot ndërmorën aktin final që praktikisht ishte akti i katërt që të përbyste 25 prillin. Akti i katërt i rrënimit të pushteteve. Shqipërisë i është nxirë faqja si kurrë ndonjëherë më parë, vetëvarrosi parlamentin.”

Vasili kritik është edhe me vendimin e Byrosë së Kuvendit për mbajtjen e medias jashtë mbledhjes së komisioneve dhe seancës plenare.

Ndaj ai thekson se fillimi i sesionit të ri parlamentar në shtator do të duhet të jetë dhe fillimi i një beteje për garantimin e lirive tona.