Erisa Xhixho: Pasi u lanë në mëshirë të fatit, shqiptarët do të paguajnë nga arrogaca e Ramës

233
Sigal

Pas publikimit të vendimit të gjykatës e cilëson mbylljen e televizionit “Agon Channel”, të paligjshme dhe detyron qeverinë t’i paguajë biznesmenit 110 milionë euro, të cilat do të jepen nga taksat e qytetarëve. Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho me anë të një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale. thotë se shqiptarët po paguajnë nga vendimet e arrogante të kryeministrit Edi Rama, që sipas saj, pasi u lanë në mëshirë të fatit e pa asnjë ndihmë në mes të pandemisë edhe u zhvatën nëpër koncesione, tani do të paguajnë edhe këtë shumë.

”Ky dënim që përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi do shlyhet nga shqiptarët, që pasi u lanë në mëshirë të fatit e pa asnjë ndihmë në mes të pandemisë, pasi u zhvatën nëpër koncesione, do paguajnë edhe për vendimet e kryeministrit arrogant”,- shkruan Xhixho në reagimin e saj.

Reagimi i plotë i saj: 

Humbja e Shqipërisë në gjyqin e arbitrazhit me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015 nga kryemistri Rama është një barrë e rëndë që ky person i vë në shpinë shqiptarëve.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Ky dënim që përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi do shlyhet nga shqiptarët, që pasi u lanë në mëshirë të fatit e pa asnjë ndihmë në mes të pandemisë, pasi u zhvatën nëpër koncesione, do paguajnë edhe për vendimet e kryeministrit arrogant.