Erisa Xhixho: Me LSI-në në qeverisje bizneset e vogla do të kenë 0 TVSH dhe 0 tatim fitimi për xhiro 140 milionë lekë në vit

Nënkryetarja e LSI-së, njëherësh edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Erisa Xhixho së bashku me kandidatët e tjerë, Edmond Haxhinaston dhe Silva Cakën, panë nga afër gjendjen e bizneseve në njësinë nr.4 në Tiranë. Sipas saj, shqetësimet janë për taksat e larta dhe për faturat e energjisë elektrike.

“Xhiro ka rënë, kurse rritja e taksave, pagesa e energjisë dhe faturave po na merr shpirtin çdo ditë, po falimentojmë”, ishin vetëm disa nga ankesat e shumta që pronarët e bizneseve të vogla shprehnin me shqetësim”,shkruan Xhixho në një mesazh të shpërnadarë në rrjetet sociale.

NOA

Mesazhi i saj i plotë:

Qepena të mbyllur dhe biznese që rrezikojnë përditë falimentimin. Sot, së bashku me Edmond Haxhinasto , Silva Caka dëgjuam nga afër shqetësimet e bizneseve dhe të qytetarëve në njësinë nr.4.
Xhiro ka rënë, kurse rritja e taksave, pagesa e energjisë dhe faturave po na merr shpirtin çdo ditë, po falimentojmë”, ishin vetëm disa nga ankesat e shumta që pronarët e bizneseve të vogla shprehnin me shqetësim.
Me LSI-në në qeverisje bizneset e vogla do të kenë 0 TVSH dhe 0 tatim fitimi për xhiro 140 milionë lekë në vit, mundësi më të mira punësimi dhe jetese.
Më 25 prill është dita e ndryshimit.
#lsishtepiajuaj
#shqiperiashtepiashqiptarve