Ish-Kryeministri Berisha flet për ngjarjen te FRD: Qëndrimi i Presidentit ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit.

254
Sigal

Ish-Kryeministri Berisha i pyetur në një emision televiziv për ngjarjet e ndodhura në selinë e FRD, u shpreh se, Presidenti i Republikës nuk kishte alternativë tjetër për të treguar se në çmënyrë banditeske dhe të pakonceptuseshme po dhunohet Kushtetuta dhe pluralizmi në Shqipëri.

“Presidenti nuk shkoi për betejë fizike por për t’i treguar shqiptarve se çfarë në degradimi kanë ngelur Rama dhe Veliaj me një letër pa vulë, pa firmë, pa asgjë kërkuan të shkelin ligjin dhe pluralizmin”,- u shpreh ish-Kryeministri.

Fjala e plotë e ish-Kryeministrit Berisha:

Në një vend ku ligji dhe shteti ligjor janë zëvendësuar me rregullin e mafies dhe të krimit
Presidenti i Republikës nuk kishte alternativë tjetër për të treguar se në çmënyrë banditeske të pakonceptueshme po dhunohej Kushtetuta, pluralizmi duke shkelur çdo lloj rregulli dhe çdo ligj të një shteti. Presidenti nuk shkoi për betejë fizike por për t’i treguar shqiptarve se çfarë në degradimi kanë ngelur Rama dhe Veliaj me një letër pa vulë, pa firmë, pa asgjë kërkuan të shkelin ligjin dhe pluralizmin. Qëndrimi i Presidentit ishte në LUAJALITET  të plotë me Kushtetutën e vendit.