Erisa Xhixho: Dhuna, barbaria dhe vjedhja e pushtetit u bënë bashkë kundër Teatrit

490
Sigal

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet tani prej thuajse 24 orësh kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Xhixho ka thënë se sjellja e sotme e pushtetit është e dhunshme dhe kriminale, teksa ka shtuar se duhet të rezistojmë për dinjitetin tonë.

Ja postimi i saj i plotë:

Dhuna, barbaria dhe vjedhja e pushtetit u bënë bashkë përsëri sot në Teatrin Kombëtar, si shfaqja e rradhës së një kaste kriminale në shërbim të oligarkëve, për të thyer dhe mposhtur rezistencën qytetare të artistëve dhe mbështetësve të tyre.

Sjellja e sotme e pushtetit, e dhunëshme dhe kriminale kundër artistëve që mbrojnë teatrin prej atyre që duan ta vjedhin, duhet të na bejnë të gjithëve të kuptojmë se si është degraduar ky pushtet që sot ka kapur çdo gjë.

Prandaj edhe unë jam me Teatrin, si simbol i trashëgimisë, simbol historik i teatrit shqiptar, si monument i qytetit ku u linda dhe u rrita.

Në një vend ku sovrani shprehet me vote dhe nuk i blihet vota, çdo Qeveri do e kishte adresuar në Referendum këtë çeshtje kaq të ndjeshme për komunitetin e artistëve e për publikun duke ja lënë atyre në dorë vendimarrjen.

Por asgje nga këto nuk ndodh në vendin tonë, pasi autokrati Rama ka vetëm një qellim prej 20 vjetësh të vjedhe pronën publike për xhepat e tij pa u interesuar fare për pasojat që lë tek ata qe e duan atë Teater e që kanë lidhur jetën me historinë e tij.

Por ne duhet të rezistojmë për dinjitetin tonë ,për vlerat e demokracisë që besojmë e duam t’i bëjmë pjesë të vendit tonë.